Policia e Vlorës ka zhvilluar një operacion të madh gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, për llogari të SPAK. Burime bëjnë me dije se 5 persona janë ndaluar nën akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe trafikut të klandestinëve. 5 të arrestuarit janë dërguar për në Tiranë, ku do të njihen edhe me masat e sigurisë dhe akuzat që janë ngritur ndaj tyre.
Nuk dihen ende identitetet e personave të ndaluar dhe as nuk ka një njoftim zyrtar për rastin.