• |
ide | kryesore

Top player-at e dështuar të Partizanit: të kuqtë e mbyllin me Kaçen dhe lehtësojnë arkën

-Instant, Sport

U bënë disa sezone që lojtarët që mbërrijnë te Partizani për të bërë diferencën e bëjnë vetëm në pagesë. Në fushë rezultatet janë katastrofike, me prezenca të pakta e përfaqësime për tu harruar. I fundit në radhë ishte Ergys Kaçe, ish-mesfushori i kombëtares, që erdhi me super pagën e zakonshme dhe la për të dëshiruar në fushë. Ai që duhej të ishte fari ndricues i lojës së të kuqve u kthye vetëm në një barrë financiare që klubi nuk po dinte si ta hiqte qafe.

E tani erdhi akordi me mirëkuptim nga të dy palët, Kaçe nuk do të jetë më lojtar i Partizanit, që me këtë lëvizje i lejon vetes të kursejë të paktën 60 mijë euro pagë të lojtarit që pagën e kishte për top player e përfaqësimet si më i zakonshmi i pankinës, madje as i denjë për të luajtur me fanellën e kryeqytetasve.


Sic duket te Partizani nuk kanë aspak nuhatje për të bërë goditjen diferencuese. Mjafton të kujtosh lëvizjet e mëdha të fundit që rezultuan po në dështime të mëdha. Edgar Çani erdhi me një kontratë prej 250 mijë euro në sezon dhe nuk luajti asnjë ndeshje me përjashtim të ndonjë fragmenti e një ndeshje në Kupën e Shqipërisë. Pasi fitoi titullin me Gegën, të kuqtë vendosën ta riprovonin me Ferhan Hasanin, por Buba mori vetëm 120 mijë eurot e gjashtë muajve kontratë me pak minuta në fushë e asnjë gjurmë. Për fat një pjesë të kuqtë e kthyen mbrapsht falë shpërblimit të UEFA-s, për prezencën e shqiptaro-maqedonasit në Euro 2020 me Maqedoninë e Veriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu