• |
ide | kryesore

Video/ United fiton me tris golash: Tottenham përmbys Leicester dy minutas pasi loja duhet të kishte mbaruar

-Instant, F1, Sport, Video



Përmbysje e pabesueshme e Tottenhamit në javën e 17 të Premier League. Spurs, në disavantazh 2-1, e përmbysën rezultatin në frymën e fundit falë dygolëshit të Bergwijn mes minutave 95 dhe 97. Skuadra e Contes fluturon kështu në vendin e pestë, vetëm një pikë nga zona Champions League. Fitore në transfertë edhe për Manchester United: 3-1 ndaj Brentford me golat e Elanga, Greenwood dhe Rashford të gjithë në pjesën e dytë.

LEICESTER-TOTTENHAM 2-3
Përmbysje e pabesueshme në frymën e fundit e Tottenham, që përmbysi Leicesterin në shtesë dhe i afrohet vetëm një pikë zonës Champions League, por me tre ndeshje më pak se West Ham i katërti. Një fitore në stilin perfekt Conte, me luftë dhe guxim deri në sekondat e fundit. Megjithatë ishin vendasit ata që kaluan në avantazh në minutën e 24 me Dakën, i cili mposhti Lloris në zonë. Reagimi i Tottenham është i menjëhershëm por Albrighton shpëtoi në vijë goditjen e Hojbjerg. Barazimi u shty vetëm me dy minuta, sepse në minutën e 37, Kane kaloi Soyuncu para se të shënonte me një goditje bilardo që u përplas në shtyllë dhe më pas përfundoi në rrjetë. Ndeshja ishte e shpejtë dhe plot përmbysje frontesh, por duhej një blic për të thyer ekuilibrin dhe kjo erdhi në minutën e 76 kur Maddison mposhti Lloris falë edhe një devijimi. U duk e kryer për lojtarët e Rodgers, por në shtesë ndodhi e paimagjinueshmja: Bergwijn, i cili hyri në minutën e 79-të, shënon një dygolësh të jashtëzakonshëm mes minutave 95′ dhe 97′ (me kohën e përfunduar, duke pasur parasysh se minutat e rikuperimit ishin 5) dhe i dhuroi Contes një përmbysje të cmendur.

BRENTFORD-MANCHESTER UNITED 1-3
Manchester United ngrihet pas dy ndeshjesh pa fitore dhe Djajtë e Kuq arrijnë Arsenalin në renditje me 35 pikë, në vendin e gjashtë. Nga ana tjetër, Brentfordi pëson humbjen e tretë radhazi, që megjithatë nuk e shqetëson ende për sa i përket klasifikimit. Në pjesën e parë mangësitë e United janë evidente, me skuadrën pak agresive dhe me rastet më të rrezikshme të krijuara nga vendasit, që shkuan pranë avantazhit të bujshëm. Megjithatë, në dhomën e zhveshjes, Rangnick e ka bërë veten të dëgjohet dhe fillimi i pjesës së dytë është krejt tjetër: Elanga në minutën e 55 dhe Greenwood në minutën e 62 nënshkruan dygolëshin që shembi Brentfordin, pa mundur të reagojë më. Në të 79′ Rashford, që sapo u aktivizua, fiksoi trisin që mbylli përfundimisht ndeshjen. Goli i Toney në zhvillimet e një giditje këndi ishte i kotë në fund.

https://youtu.be/-IhcAcnb9Bk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *