• |
ide | kryesore

Video/ Kukësin e dënon ish-lojtari i tij në minutën e fundit: ‘spiunimi’ nuk i del huq Dinamos

-Instant, F1, Sport, Video

Në një ndeshje të përfolur për cështje spiunazhi, pas prezencës së drejtuesve të Dinamos në ndjekje të stërvitjes së Kukësit, ka vendosur goli i një ish-i. Eni Imamit në minutën e 89 i kanë dhënë suksesin skuadrës së Shkëmbit në ndeshjen që mbylli javën e 16 të Superiores.

Shtyrja për të mërkurën e ndeshjes, për shkak të rasteve të shumta me Covid në formacionin e Longos, nuk ndihmoi që italiani të kishte përpsëri formacionin e plotë. Pa Basa Kukësi nuk kishte forcën e duhur për të superuar një Dinamo të përforcuar me emra të rëndësishëm. Debutuan blerjet e reja të bluve Lilaj, Denison e Rexhinaldo, duke e bërë skuadrën kryeqytetase më agresive në kërkim të golit në pjesën e parë e duke rrezikuar disa herë portën e Tafas.


Longo u administrua me alternativat që kishte dhe Kukësi u duk se pati tjetër impakt në pjesën e dytë, duke përmirësuar manovrën, më e shpejtë e fluide por të ndalur nga 17 vjecari Simoni, edhe në rastet kur prapavija dinamovite kalohej. Pikërisht kur u mendua se skuadrat do të ndanin pikët, erdhi goli që vendosi sfidën në minutën e 89, kur Imami ndëshkoi ish-portierin e tij me një goditje spektakolare në zhvillimet e një goditje dënimi.

Dinamo spostohet nga fundi i renditjes, duke u ngjitur në kuotën e 18 pikëve në vendin e 7. Kukësi dështon të përfitojë nga ndalesa e Tiranës me Vllazninë dhe e sheh tani kreun 6 pikë larg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu