• |
ide | kryesore

Pas 1 viti në detyrë, Biden bën bilancin: Mund të ishte bërë më shumë

-Instant, Lajme, Planet



Ndërsa shënoi një vit të plotë në detyrë, presidenti Joe Biden mbajti një konferencë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë. Kryefjala ishte lufta e administratës së tij për të vënë nën kontroll krizën shëndetësore. “Disa mund ta cilësojnë atë që po ndodh tani, si normalitet i ri. Unë e quaj punë të papërfunduar”, tha ai për pandeminë e koronavirusit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë vlerësoi progresin sa i përket vaksinimit, rihapjes së ekonomisë dhe krijimit të vendeve të punës, por duke pranuar se mund të kishte bërë më shumë, në vitin kur mbahen zgjedhjet e mesit të mandatit. Ndërsa treguesit ekonomik tregojnë inflacion rekord, shumë amerikanë janë në ankth për atë që i pret në vazhdim.

Presidenti u përpoq të zbusë disa prej këtyre shqetësimeve duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë në rrugën e duhur për përmbushjen e një sërë objektivash, nga pandemia tek inflacioni. “Gjëja më e mirë për të luftuar rritjen e çmimeve është ekonomia produktive e me më shumë kapacitet, që prodhon më shumë të mira për amerikanët”.

I pyetur nëse kishte premtuar më shumë nga ç’ishte në gjendje të realizonte, ai u përgjigj se nuk e kishte bërë këtë. Rezymeja e 1 viti në detyrë, vjen ndërsa sondazhet sugjerojnë rënie të ndjeshme të mbështetjeve për presidentin 79-vjeçar. Ai e nisi detyrën më një përkrahje të fortë prej 57%, por deri në shtator, niveli ka rënë nga 40-43%, sipas disa sondazheve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *