• |
ide | kryesore

E vërteta e deklaratave të ambasadores mbi investimet amerikane

-Instant, 2, Ide
ola xama



Një ditë më parë Ambasadorja e SHBA në Tiranë iu përgjigj pyetjeve mbi rezultatet dyvjeçare të punës së saj në Shqipëri, ku një nga prioritetet e vendosura nga vetë ajo ishte tërheqja e investimeve amerikane. Ajo e konsideroi këtë angazhim të saj një arritje, ndërsa thumboi lehtë qeverinë se nuk ka bërë sa duhet për përmirësimin e klimës së biznesit.

Por cila është e vërteta e investimeve amerikane në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit?

Ambasadorja përmendi dy projekte të cilat do të realizohen nga 3 firma amerikane: ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës nga Bechtel dhe kthimi në punë i Termocentralit të Vlorës bashkë me ndërtimin e terminalit të gazit nga shoqëritë Exxon Mobil dhe Excelerate Energy.

T’i marrim me radhë,

Kompania Bechtel operon prej vitesh në tregun e Ballkanit dhe në Shqipëri ka qënë prezente gjatë ndërtimit të rrugës Durrës- Kukës, pra nuk është një investitor i ri.

Mënyra se si kjo kompani do të investojë në Shqipëri kufizohet në projektimin dhe ndërtimin e Skavicës, ndërsa angazhohet që të ndihmojë në gjetjen e shumës borxh për ndërtimin e veprës në bankat amerikane, vlerë e cila arrin afërsisht 500 milion euro.

Investim i huaj konsiderohet kur kompanitë e huaja sjellin kapital dhe para të tyre në një vend, dhe jo kur i marrin.

Në rastin e nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë Bechtel për ndërtimin e Skavicës, janë anashkaluar procedurat normale të prokurimit, çka në një vepër të tillë, e përmasës financiare astronomike zbatimi i këtyre procedurave duhet të ishte kusht. Shteti shqiptar dhe ligji detyron kompanitë që mbi kufirin monetar 800 mijë lekë të zhvillojë tendera, ndërsa për vlera shumë më të konsiderueshme bëhen ligje për përzgjedhen e një firme me procedurë të veçantë. Përse nuk zhvillohet garë për të parë nëse vijnë edhe kompani më të mëdha se Bechtel të cilat mund të japin oferta më të leverdisshme?
Po per sa i takon Termocetralit të Vlorës?

Në këtë projekt të ri të furnizimit me gaz të lëngëshëm nga kompania amerikane Exxon Mobil ka një dilemë të madhe ekonomike: përse duhet që gazi të vijë me kontenier nga Amerika kur gazsjellësi TAP kalon afër Vlorës dhe madje ka dhe një pikë dalëse në Fier? A është më e lirë kosto e furnizimit nga një vend i largët si SHBA apo nga një tubacion që kalon në Shqipëri?
Sërish pala e shtetit shqiptar do të blejë energjinë që do të prodhohet nga termocentrali përmes një çmimi të fiksuar duke rënduar buxhetin e OSHEE, ndërsa kompanitë nuk marrin risk për tregtimin vetë të energjisë në treg të lirë.
Kostot në këtë variant shtohen edhe më shumë pasi kompanitë do të ndërtojnë dhe terminalin e gazit, i cili nevojitet për të bërë furnizimin nga kontenierët, ndërsa në rast se do të zgjidhej gazi nga TAP, nuk do të kishte nevojë për një terminal të ri, por vetëm për ndërtimin e tubacionit lidhës. Vënia në punë e TEC-it plus ndërtimi i tubacionit është vlerësuar nga eksperti që kontaktoi qeveria shqiptare “Roland Berger” në 56 milion euro, ndërsa varianti për rregullimin e TEC-it me terminal i amerikanëve kushton 120 milion euro.

Edhe në këtë rast qeveria nuk ndoqi procedurën ligjore të tenderimit të punimeve apo dhënies në përdorim/koncesion të TEC-it të Vlorës duke eleminuar garën pavarësisht madhësisë dhe emrit të mirë që ka Exxon Mobil.

Në të dy rastet negociatat e qeverisë më kompanitë nuk kanë qënë të hapura për publikun.

Për projekte të ngjashme ku janë përzgjedhur procedura ekstraligjore në fushën e biznesit ambasadat kanë qënë të parat që kanë drejtuar gishtin se si qeveria po dëmton klimën e biznesit dhe konkurrencën, ndërsa në këtë rast më kujtohet ajo shprehja e priftit: Bëni siç them unë, por mos bëni siç bëj unë!

Marre nga Facebook i autores Ola Xama



12 Comments

  1. Pra artistpiktori nuk merrka vesh nga ekonomia, asgje e re, po qindra te punesuarit nga taksat neper ministri dhe ndermarrje shteterore pergjegjes qe marrin vesh nga ekonomia pse nuk e drejtojne liderin ne rrugen e duhur?

    1. E kush i pjerdh te punesuarit apo ekspertet. Aty edhe ministrat jane zv ministra se vendimet i merr sulltani. Ky u shet amerikaneve e nderkombetareve te tjere copa shqiperie (nga xhepat tane) e ata e mbeshtesin qe te rrije ne pushtet per te na vjedhur po ne

      1. Nuk firmos kryeministri e as ministrat ne vendimarrje, firma e tyre eshte ceremoniale, por “ekspertet” e institucioneve perkatese i “sistemojne” dokumentet sic nevojeten…..

  2. Kimetja ka bere punen e saj, ka siguruar kushte preferenciale per bizneset amerikane.
    Ne jemi idiote qe besojme se ajo punon per interesat tona.

  3. Haremi eshte ne depresion…
    Kur skizofreni nuk i shan 2-3 here ne dite me liber shtepie….
    Keta chirren pellasin qajne e urinojne si kromashet…
    Pse nuk na degjeneroi sot ramuti thone?!!!
    Ca ka shefi qe nuk na shkel me kembe si krimba???
    Pse nuk eshte ne humor sot biri i krstaq perdhunuesit???!
    Skeni pare gje akoma.
    Dele voteshitese.

  4. Ku jan kto trapat qe thojne Amerika, Amerika do na shpetoje…
    A e shikoni se per ca na do Amerika ne, vetem per te na mjel si lop.

  5. Te na rroje amerika pa cja q* nenen shqiperise i thone kesaj pune thotë:

    Shqiptaret me rroga 300 mije leke te vjetra do paguajne energjine e prodhuar nga gazi amerikan qe kushton 40% me shume se gazi azer edhe ne kete menyre do sponsorizohen rrogat 100.000 dollare te punetoreve te nafte-gazit ne teksas.
    Rrofte senatori Marko Rubio, Amerika, Belinda Balluku qe e nenshkroi kontraten, edhe Sokol “i bie me dore ne skype” Ball.
    Mos te flasim per Bechtellin te vodhi me thes tek rruga durres-bondsteell pa projetk ne kohe te sales edhe do vjedhe prape po me thes tani ne kohe te edvinit me hidrocentralin e skavices.

  6. gjeja me qesharake
    gazi i azereve kalon ne tub edhe tani
    ne mund te zgjedhim te marrim ose gaz ose leke
    ne mund te marrim gaz ta kalojme ne termocentralin e vlores edhe te prodhojme energji elektrike
    po jo: ne marrim leke
    me to blejme gaz te shtrenjte amerikan te lengshem edhe prodhojme energji elektrike edhe me te shtrenjte
    perfundimi: ja q*fte kina nene amerikes me keq se cpo ja q*

  7. cecenet akoma besojne se qe ambasadorja Kim qe shpalli non grata Salehun hahah ishta DASH o morracake qe ka nje dosje mijra faqesh per kete kriminel vucidoli qe sot erdhi dita te perballet me ligjin per te gjitha krimet

    1. Kjo nuk kishte fare lidhje me shkrimin por paske probleme të urrejtjes.Më dhimbsesh.Problemi është ku shkojnë paratë tona këto 30 vite,si administrohen dhe me të vërtetë na do Amerika më shumë se veten?

  8. Na shkaterruan cdo gje gjoja nen premtimin e cekut te bardhe. Sollen terroriste Afgan dhe Iranian me mijra ne Shqiperi. Shkaktuan 1997. Sollen Helmet dhe i cmontuan fshehurazi ne kepin e Rodonit. Po na rrjepin cdo lloj pasurish natyrore. Rruga durres Kukes po shembet. Gazin duhet ta kishim pa lek dhe te merrnim takse qe kalon tubi ne territorin tone. Hidrocentralin e Skavices po na e bejne me 10 fishin e vleres. Tani duan te hapin dhe bazat Amwerikane dhe nuk duan te paguajne kokerr leku. Kjo eshte Amerika e drejtuar nga Cifuteria e babezitur. Kjo eshte arsyeja pse njerzit e urrejne Ameriken dhe po lidhen me Kinen dhe Rusine. Amerika eshte vend qe eshte ndertuar mbi gjakun dhe kockat e indianeve. Ne duhet ti shporrim keta kerma nga ne sepse keta jane mallkimi i Shqiperise. te shporrim dhe veglat e tyre ne Pushtet qe jane gati te zhdukin dhe te shesin cdo gje vetem per pushtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *