• |
ide | kryesore

Nuk ka më grumbullim talentesh: Fifa ndryshon rregulloren e huazimeve, në fuqi nga sezoni 2022/23

-Instant, Sport



FIFA ka vendosur të ndërhyjë me vendosmëri në rregulloren e huazimeve në merkaton e transferimeve, duke vendosur rregulla të reja duke filluar nga korriku 2022, që të gjitha klubet duhet t’i ndjekin për të teseruarit e tyre. Qëllimi është të nxisë zhvillimin e lojtarëve të rinj, duke promovuar ekuilibrin konkurrues dhe duke parandaluar garën për grumbullimin e talenteve. Pas miratimit në Këshillin e FIFA-s, rregullorja e re do të hyjë në fuqi sezonin e ardhshëm.

Objektivat e deklaruara të FIFA-s janë tre: zhvillimi i talenteve, ekuilibri i ardhshëm konkurrues dhe shmangia e grumbullimit të lojtarëve. Për garantimin e këtyre elementeve do të nisë një kuadër i ri rregullator që do të sistemojë marrëveshjet e huazimit të një lojtari mes dy klubeve të futbollit.

– Do të kërkohet një marrëveshje me shkrim e cila përcakton në detaje kushtet e huazimit, me kohëzgjatjen dhe kushtet financiare.

– Kohëzgjatja minimale dhe maksimale e huazimit të një lojtari, d.m.th. minimumi ndërmjet një dritareje merkato dhe një tjetre dhe maksimumi një vit.

– Ndalimi i nënhuadhënies së një lojtari profesionist në një klub të tretë.

– Të njëjtat klube do të kenë një kufizim në lidhje me numrin e huazimeve sezonale të dhëna: në çdo kohë të sezonit, një ekip mund të ketë maksimumi tre profesionistë në huazim në një klub të vetëm dhe anasjelltas, mund të marrë maksimumi tre nga i njëjti klub.

Do të rregullohet edhe numri total sezonal i huazimeve të lejuara, por në një periudhë kalimtare trevjeçare:

– Në 2022/23 një ekip do të mund të huazojë dhe të ketë maksimumi 8 lojtarë në huazim;

– Në 2023/24 ky numër do të zbresë në shtatë;

– Nga 2024/25 do të jenë maksimumi gjashtë lojtarët e lejuar në huazim.

Kufizime që nuk do të zbatohen për lojtarët e moshës 21 vjeç e poshtë.

Ky është legjislacioni që FIFA do të miratojë, federatat e ndryshme kombëtare do të kenë tre vjet kohë për të zbatuar rregulloret e brendshme në mënyrë të tillë që të respektojnë parimet e vendosura në nivel ndërkombëtar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *