• |
ide | kryesore

Paditet aktori i njohur

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori i njohur, Alec Baldwin është paditur nga familja e një ushtaraku të vrarë në Afganistan gjatë tërheqjes së trupave të administratës Biden.

Në padi thuhet se aktori akuzoi padrejtësisht të afërmit e ushtarakut të vrarë si kryengritës.Rylee McCollum, 20 vjeç ishte një nga 13 anëtarët e shërbimit amerikan të vrarë në bombardimin e 26 gushtit jashtë portës së Abbey të Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai, ku ata po merrnin të evakuarit e mundshëm për t’u larguar nga Afganistani pas pushtimit të talebanëve.Baldwin kontaktoi motrën e Rylee dhe i dërgoi një çek prej 5,000 dollarësh për gruan e ushtarakut të vrarë dhe për fëmijën e porsalindur. Por ai ndryshoi shpejt mendim pasi ajo postoi një foto që e tregonte atë në Monumentin e Uashingtonit më 6 janar 2021 – ditën e trazirave të Kapitolit – me mbishkrimin “Throwback”.“Kur dërgova dollarët për vëllain tuaj të ndjerë, nga respekti i vërtetë për shërbimin e tij ndaj këtij vendi, nuk e dija që ju ishit një protestues i 6 janarit”, i shkroi ai. Motra e të ndjerit deklaroi se ka marrë mesazhe agresive pasi Alec postoi foton e saj në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *