Sv fundmi,Princ Andrew ka marrë një vendim pas akuzave për abuzim seksual.
Mediat e huaja kanë raportuar se Princ ka fshirë llogaritë e tij në Twitter dhe Youtube ndërsa faqja e tij në “Instagram”, ‘hrhthedukeofyork’, shfaqet ende, së bashku me atë në “Facebook”. Gjithashtu ,ndihmësit mbretërorë kanë përditësuar faqen zyrtare të monarkisë britanike pasi Pallati Buckingham kërkon të distancojë institucionin nga beteja ligjore e Andrew. Ai shfaqet ende nën seksionin e titulluar Anëtarët e Familjes Mbretërore, ndërsa lista e përkatësive të tij ushtarake dhe patronazheve është hequr.
