• |
ide | kryesore

“Përmendet ambasadorja vend e pa vend”/ Rama: Do krijojmë një qendër ekselence për mbrojtjen kibernetike

-Instant, Lajme, Të fundit



Projekti i radhës në bashkëpunim me NATO-n dhe SHBA-në do të jetë  krijimi i një qendre ekselence për mbrojtjen kibernetike. Lajmin e dha kryeministri Edin Rama nga Kuçova, ku ka nisur puna për realizimin e projektit për modernizimin e bazës ajrore. Në këtë pikë ai falenderoi kontributin e ambasadores së SHBA Yuri Kim ndërsa me batutë tha se është bërë zakon që vendi i saj përmendet vend e pa vend.

“Është bërë një lloj zakoni që përmendet ambasadorja e SHBA vend e pa vend. Falë angazhimit të saj në një ndërmjetësim të vazhdueshëm të qeverisë dhe strukturave përtej oqeanit jemi duke folur për një projekt që ka të bëjë për krijimin e një qendre ekselence të mbrojtjes kibernetike jo vetëm për Shqipërinë por edhe si një vlerë e shtuar për NATO-n. Gjëra të pabesueshme por falë partneriteve të duhura, falë pozicionit tonë dhe falë vullnetit dhe pasionit për t’i dhënë një përmasë tjetër strategjisë duke shfrytëzuar edhe teknologjinë dhe inovacionin. Ne mund ta bëjmë realitet edhe këtë që sapo thashë”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë premtoi gjithashtu rritje e rrogave për forcat e Armatosura viti pas viti për të arritur në nivelet e NATO-s.



6 Comments

  1. Po po shoku udheheqes! Te behet blasfemi me ligj perdorimi i emrave te shokeve e shoqeve te ndrishme te Udheheqjes!

  2. Ti thote dikush liderit suprem euroatlantik se te fshish komentet dhe faqet e facebookut nuk eshte mbrojtje kibernetike

  3. “Mbrojtje kibernetike” është në fakt çensurë dhe sulm ndaj kundërshtarit….

    Nuk i ha njeri plehrat e tua o Ed droga!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *