• |
ide | kryesore

Qindra mijëra të infektuar Covid-19/ Franca do të lehtësojë masat kufizuese

-Instant, Arkiva, Planet



Kryeministri francez Jean Castex dhe ministri i Shëndetësisë Olivier Veran, kanë njoftuar për lehtësim të masave kundër koronavirusit.

Zëdhënësi i qeverisë Gabriel Atal tha se në një komunikim të dytë do të bëhen të gjitha detaje në lidhje me lehtësimin e masave.

Por sërish ai paralajmëroi qytetarët të tregohen të kujdesshëm pasi varianti Omicron ende nuk ka rritur kulmin, ndonëse përhapja e këtij mutacioni është shumë e lartë.

Media ndërkombëtare ‘Reuters’ raporton se heqja e masave kufizuese ka të bëjë me mbylljen e klubeve të natës, kufizimet në numrin e personave të lejuar në ambientet sportive dhe të kohës së lirë, si dhe me punën.

Tashmë në më shumë se 400,000 njerëz rezultuan pozitivë për COVID gjatë ditës së djeshme, përqindja e pacientëve në kujdes intensiv është ulur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *