• |
ide | kryesore

Rënie në eksportin e zarzavateve, reagon Meta: Kjo mund të sjellë braktisjen e fshatit, të ndalet trendi negativ

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas rënies së eksperteve të perimeve për herë të parë pas 16 viteve duke iu referuar një artikulli të Monitor. Meta thotë se është obligim atdhetar, që të ndalet me çdo kush ky trend negativ nga qeveria duke rritur mbështetjen për fermerët dhe mbrojtur prodhimin vendas nga konkurrenca e pamëshirshme dhe e pandershme nga importet.

Kreu i shtetit thotë se ky është një tregues mjaft shqetësues për nivelin e ulët të mbështetjes së bujqësisë dhe fshatit.

“Ulja për herë të parë pas 16 viteve e eksporteve të perimeve, po i heq fermerit dhe bujqësisë tonë një ndër avantazhet e saj të pakta krahasuese në rajon dhe më gjerë. Pas rrudhjes alarmante të prodhimit blegtoral dhe pakësimit drastik të numrit të krerëve në këto vitet e fundit, ky është një tjetër tregues mjaft shqetësues për nivelin e ulët të mbështetjes së bujqësisë dhe fshatit, për koston e lartë të papërballueshme të prodhimit bujqësor dhe blegtoral. Kjo është një premisë e rrezikshme për braktisjen e fshatit dhe të vendit nga pamundësia për prodhim dhe shitje. Është një obligim atdhetar, që të ndalet me çdo kusht ky trend negativ nga Qeveria duke rritur mbështetjen për fermerët dhe mbrojtur prodhimin vendas nga konkurrenca e pamëshirshme dhe e pandershme nga importet”, shkruan Meta.



3 Comments

  1. Pa problem mjeshter. Kemi Open Fucking Balcan tani. Nuk ka me llafe si dikur, kur ishit te rinj! Tregun tani na e plotesojne vllaznit tane prej Serbie. Qumeshtin po ashtu. Mishin.

    Se fundmi edhe leshin.

  2. Tani qe reagoi ky…. na fol icik per mbarshtrimin e lopeve ne skrapar. Si Rama qe dilte te priste vaksinat apo si Sala kur fliste per kumbulla e fiq.

  3. Rënie në eksportin e zarzavateve????????????
    Pse ke ndonje fushe ku ke rritje ti o Meta???????????
    Ketu çdo gje po shkon keq e me keq .
    Dhe ashtu do shkojne derisa njerezia te vetendergjegjesohet .
    Duhet revolucion ne çdo fushe por ne radhe te pare revolucion kunder stabilishmentit p[olitik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *