• |
ide | kryesore

Rrëfimi prekës i Mihajlovic: “Atë ditë në Bentegodi nuk isha i gjallë”

-Instant, Sport



Mbrëmjen e së premtes Sinisha Mihajlovic kthehet për herë të dytë në Bentegodi që nga ai gusht 2019, kur u kthye në pankinë pas trajtimit për leuçeminë: “Atë ditë isha më shumë i vdekur se sa i gjallë. Herën e fundit i rijetova ato momente, por tani ka kaluar kohë dhe shumë gjëra i kam lënë pas. Nuk e di se çfarë do të ndjej nesër, shpresoj të mos harroj të gjitha gjërat pozitive që më ka mësuar sëmundja”, tha ai në prag të sfidës me Veronën.

Të gjitha ata që kanë dalë pozitiv me Covid janë shëruar por situata mbetet e vështirë. “Në krahasim me ndeshjen e mëparshme, fatkeqësisht skenari nuk ka ndryshuar shumë, nuk kemi më pozitivë, por Covid lë gjurmë edhe në nivel fizik – vazhdoi Mihajlovic – Fatkeqësisht ky virus është edhe më i keq se dëmtimet. E dimë kur dikush bëhet pozitiv, por jo kur shërohet vërtet… Është një situatë shumë e vështirë për të gjithë. Në një skuadër si e jona është e ndërlikuar kur të mungojnë lojtarët më me përvojë, kështu që kjo pauzë vjen në momentin e duhur. Ndeshja për të luajtur është e rëndësishme, ne duhet të përpiqemi të fitojmë pikë pavarësisht asaj që na pret, sigurisht që është një sfidë e vështirë. Secili prej nesh duhet të japë nga vetja diçka më shumë”.



2 Comments

  1. Cudi sa preken shqiptaret per nje qen serb qe e ka deklaruar urrejtjen per shqiptaret ne cdo moment! Nuk ju vjen turp? Po ç’eshte nje futbollist serb anti shqiptar, per ta bere lajm! Turp….. nese keni! Ps; nuk besoj se i prishet gjiza noj shqiptari per Mihamlojviçç perveç atij legeni qe ka filtruar lajmin!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *