• |
ide | kryesore

U denoncua për ngacmim seksual, arrestohet 54-vjeçari në Përmet

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 54-vjeçar në Përmet është ndaluar nga policia pas denoncimit të bërë nga një grua e cila e akuzon për ngacmim seksual.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet kanë ndaluar shtetasin S. Xh., 54 vjeç, banues në fshatin Iljare, Përmet, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 49 vjeçe, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Policia ka dhënë detaje edhe për një sherr mes disa personave.

-“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të shtetasve:  H. P., 47 vjeç, V. P., 38 vjeç (vëllezër), Gj. B., 31 vjeç dhe P. B., 33 vjeç,  të gjithë banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi pasditen e djeshme, në Gjirokastër, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit. Këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në ambientet e Komisariatit, si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike”, sqaron policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *