• |
ide | kryesore

U mbajt në pankinë i dëmtuar dhe mori karton të verdhë qëllimisht: dredhia e Pepes u zbulua nga Sportingu

-Instant, Sport



Dukej se kishte kaluar pa vëmendje kartoni i verdhë i marrë nga Pepe në ndeshjen e mëparshme të Portos. E ndërkohë, në shtëpinë e Sporting Lisbonë nuk i ka shpëtuar absolutisht “gjetja” e klubit dhe e mbrojtësit që, edhe pse i dëmtuar u shfaq në pankinë me qëllimin e qartë për të marrë një karton të verdhë për tu skualifikuar, duke qenë se rrezikonte…

Kjo është edhe “denoncimi” i Miguel Braga, drejtori i komunikimit të Leoes, i cili për Sporting TV, siç raporton Record, vuri në dukje lëvizjen e Pepe dhe Portos për të anuluar kartonat dhe për të ‘pastruar’ rrezikun në funksion të ndeshjes së madhe të 11 shkurtit.

“Më 12 janar, trajneri i Portos deklaroi në një konferencë për shtyp se klubi nuk kishte nevojë urgjente për të nënshkruar me një qendërmbrojtës, sepse do të rikuperonin të gjithë skuadrën, duke përfshirë Pepe. Më 16 janar Porto luajti kundër Belenenses dhe në pankinë ishte edhe mbrojtësi që mori karton të verdhë për protesta me rezultatin 3-1 në favor. Nuk do të kishte asgjë të çuditshme nëse Pepe nuk do të ishte i rrezikuar për tu skualifikuar”. Më tej, sipas Sporting, qendërmbrojtësi është sjellë në pankinë edhe pse ishte lojtar i dëmtuar, pra me qëllimin e qartë për të “pastruar kartonat e verdhë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *