• |
ide | kryesore

Video/ Liverpool në finale të Carabao Cup: dygolëshi i Diogo Jota theyn Arsenal që përfundoi me 10 lojtarë

-Instant, Sport, Video

Liverpool hesht Emirates dhe fiton biletën e fundit për në finalen e Carabao Cup. Të kuqtë fituan 2-0 ndaj Arsenal dhe pas ndeshjes së parë të përfunduar 0-0 janë kualifikuar në aktin e fundit, ku do të sfidojnë Chelsean e Tuchel. Diogo Jota është njeriu i ndeshjes: portugezi zhbllokoi sfidën me një goditje tokazi në minutën e 20′ dhe pastaj u përsërit në të 79′ me një parabël elegante në kundërsulm. Në fund u ndëshkua me karton të kuq edhe Thomas Partey.

As mungesat e mëdha nuk e ndalën Liverpool në gjysmëfinalen e Carabao Cup. Të besuarit e Klopp dominuan në fushën e Arsenal me një rezultat të pastër 2-0 dhe fituan të drejtën për të luajtur finalen e madhe, në të cilën do të përballen me Chelsean e Tuchel. Dygolëshi i Diogo Jota ishte vendimtar. E megjithatë Gunners e nisën furishëm lojën, ndryshe nga ndeshja e parë: në minutën e 5 Lacazette provoi me një goditje dënimi në hyrje të zonës, por e djathta e tij u devijua në traversë nga Kelleher, që shmangu më të keqen. Liverpool u rrit me kalimin e minutave dhe zhbllokoi ndeshjen në të 20′, kur Diogo Jota kaloi Tomiyasu dhe me një goditje tokazi mposhti Ramsdale. Disavantazhi i preu këmbët të besuarve të Artetës, që humbën rrezikshmërinë.


Në pjesën e dytë skuadrat u përballen me njëra-tjetrën me më shumë guxim. Arsenali mund të barazonte në disa raste, por as goditja e Lacazette dhe as ajo e Smith Roëe nuk gjetën objektivin për çështje centimetrash. Liverpool mbeti më i rrezikshëm dhe goditi shtyllën me Konates në minutën e 59. Hyrja e Minaminos i dha më shumë gjallëri sulmit të Reds, të cilët mbyllën llogaritë në minutën e 79: Alexander-Arnold shpiku një kundërsulm brilant për Diogo Jota që përballë portierit e kaloi me një parabël. Në fund, Gunners përfunduan me dhjetë lojtarë për shkak të kartonit të kuq për Thomas Partey, për një ndërhyrje të ashpër ndaj Fabinhos. Në finalen e Carabao Cup shkon Liverpool, për një ndeshje spektakolare kundër Chelsea.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu