• |
ide | kryesore

Vodhi para në pikën e këmbimit valutor, kapet 19-vjeçari në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



2 shtetas janë arrestuar në Durrës për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin I. Ç., 19 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një shumë parash në pikën e këmbimit valutor në pronësi të shtetasit E. V. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *