• |
ide | kryesore

Vrasja e Eglantina Bucit 10 vite më parë, prokuroria kërkon 25 vite burg për babë e bir

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka kërkuar dënimin me nga 25 vite burg për babë e bir, të akuzuar për vrasjen e Englantina Bucit. Në pretencën e dhënë këtë të enjte prokuroria bën me dije se babë e bir akuzohen për veprën penale vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlzen Buçi për kryerjen e veprës penale vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 25 vite burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Faik Buçi për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 25 vite burg. Deklarimin fajtor të Faik Buçit për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe dënimin me 1 vit burgim, në total me një dënim të vetëm prej 25 vitesh burg”, thuhet në pretencën e prokurorisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2012, por është zbardhur vetëm në 2020. Kjo pasi në Malin me Gropa u gjet një skelet i groposur, ku pas analizave, rezultonte të jetë i Eglantina Bucit. Për këtë ngjarje të rëndë, akuzohen babai dhe vëllai i të ndjerës. Shkëlzen Buci, vëllai i Eglantinës ka thirrur motrën e tij për kafe, teksa i shoqëronte dhe shoku i tij. Gjatë rrugës për tek Mali me Gropa, Eglantina e ka kuptuar se diçka nuk po shkonte. Aty Shkëlzeni ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb. E gjithë skena është parë nga shoku. Ishte pikërisht ky i fundit që ka zbardhur krimin, edhe pse 8 vite më pas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *