• |
ide | kryesore

Zbulohet strategjia që do të ndjekë Berisha për zgjedhjet e pjesshme lokale

-Instant, Kryesore



Të dy grupimet në PD kanë shpallur se do të paraqiten me kandidatët e tyre në zgjedhjet e pjesshme lokale, që do të mbahn të dielën e 6 marsit, në gjashtë bashkitë e mbetura pa kryetar. Por duke qenë se institucionet e kontrolluara nga pushteti, sipas të gjitha gjasave do të mbështesin fraksionin e Lulzim Bashës, vështirësia do të jetë për kandidatët e paraqitur nga Berisha.

Pra pikpyetja që ngrihet është: Si do të gjejë mundësinë për të garuar grupimi i foltores?

Mundësia e parë teorike , duke qenë se me siglën e PD do të konkurojnë të përzgjedhurit e Bashës, është që berishistët të dalin si të pavarur. Ndonëse kjo mund tu japë atyre një avantazh propaganisistik, për ti paraqitur rivalët e tyre si të përzgjedhurit e kundërshtarit socialist, një zgjedhje e tillë ka edhe risqe. Pikë së pari, ajo do të krijonte perceptimin se grupimi i foltores po krijon një lëvizje të re, pra se e ka njohur që PD-ja është Basha.

Lexo me tej:

Data e zgjedhjeve/ Caku i fundit i betejës Basha- Meta

Për të shmangur këtë po mendohet edhe një rrugë e dytë. Pra krijimi i një koalicioni opozitar me LSI-në dhe aleatët e tjerë të djathtë, për tu regjistruasr në zgjedhjet e pjesshme si një front anti Rama, me emërtim dhe sigël të veçantë. Këtë version e mbështeti gjatë një debati në A2 CNN edhe ish deputeti Genc Pollo. “Çështja e kandidatit tonë do të zgjidhet me shpalljen e marrëveshjes pas 2-3 ditësh me një front më të gjerë opozitar. Kjo marrëveshje do të përcaktojë edhe siglën edhe emrin e koalicionit dhe detaje të tjera që janë teknike” tha ai.

Por, përpos mënyrës se si do të zgjidhin çështjen e regjistrimit, grupimi i Berishës ka edhe një telash tjetër. Berisha ka premtuar në të gjitha takimet atë që u sanksionua me ndryshimet në statut të kuvendit të 11 dhjetorit, pra që kryebashkiakët e rinj do të zgjidhen direkt nga anëtarësia, e cila do të vendosë me votë se kush do të jetë i pereferuari i saj për të drejtuar bashkinë. Pra, megjithëse koha është tejet e ngushtë, grupimi i foltores ka njoftuar se fillimisht do të hapë garën për primaret brenda PD-së. Ata që do të propozohen duhet të dorëzojnë pranë komisionit të rithemelimit kandidaturat e tyre deri në 24 janar. Pastaj duhen organizuar zgjedhjet me një antar një votë për të gjashta bashkitë. Dhe vetëm pas këtij procesi të komplikuar dhe organizativisht të vështirë, berishistët do ti drejtohen KQZ për regjistrimin e kandidatit të tyre.

Por edhe këtu andrallat nuk janë të pakta. 

Sipas ligjit aktual procedura e regjistrimit në zgjedhje është kjo: 1-fillimisht regjistrohen partitë. 2-Regjistrohen koalicionet mes partive tashmë të regjistruara. 3-Çohen emrat e kandidatëve.

Pra, sipas ligjit aktual grupimi i “Foltores” ngel që në etapën e parë nëse, ashtu sikurse prezumohet, pushteti do njohë fraksionin e Bashës.

Atëherë si do të zgjidhet ky ngërç?

Plani është që partitë që do të bëjnë koalicion me grupimin e Berishës të konsumojnë fazën e parë të regjistrimit. Dhe vetëm në fazën e dytë ata të regjistrojnë koalicionin me emër dhe sigël e më pas edhe kandidatin që do ketë dalë nga primaret e zhvilluara me votën e atarësisë së PD.

Andi Bushati: Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Por së pari kjo metodë ka një problem në perceptim. Sepse në periudhën e regjistrimit, ta zëmë të LSI-së dhe PR-së, kundërshtarët do ta shfrytëzojnë për propagandë duke thënë se Berisha nuk u regjistrua në zgjedhje.

Ama, nga ana tjetër, kjo skemë e ka edhe një avantazh. Duke organizuar një front opozitar, “Foltorja” ka mundësinë që të ruajë fabulën se është ajo PD-ja e vërtetë, që po tubon rreth vetes gjithë opozitën. Ajo shmang kështu hendikapin e mospërdorimit të emrit dhe siglës që KQZ me shumë mundësi do ja njohë Bashës. Berishistët do të pretendojnë se janë PD-ja e reale, por duke përdorur  simbolet e koalicionit opozitar në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Pastaj se cila është opozita që duan votuesit, kjo do të shihet kur të dalin rezultatet.

©Lapsi.al

 



27 Comments

  1. qeveria e SHBA bllokon asete qeveritare të një vendi aleat siç është Turqia. E në këtë rast tërheqja ka ndodhur në radhë të parë nga vendi i sanksionuar pra Turqia.

    Kurse media e familjes së Sali Berishës, kërkon ta përdorë këtë shembull, si rast që Uashingtoni edhe mund ta mendojë që t’i heqë Berishës ‘Non Gratën’ për “Korrupsion relevant”, “minim të drejtësisë” e “dëmtim të demokracisë”.

    Në këtë rast, pra sipas nenin 7031, SHBA nuk ka ndodhur asnjëherë në 200 rastet e miratuar deri tani që të rishikojnë ndonjë vendim të Sekretarit të Shtetit.

      1. O IDIOT,
        a harrin te kuptosh qe znj. Kim eshte nepunese e shtetit Amerikan e cila kryen rolin e zedheneses se vendimeve qe mer DASH !?
        E keqja nuk eshte se je vetem ti por 90% e tifozave te Sali Karaxhic Vicidolit jane idiote noterik.

          1. Pa kujtohu more i “zgjuari” As, se cili “shtet shqiptar” ka qenë ai që e quante armik “imperializmin amerikan” për gati 5 dekada ?
            Ishte një president amerikan ai që në fillim shekullin e kaluar , nguli këmbë që shqiptarët të kishin shtetin e tyre, përndryshe “As-i” sot do të shkruante sërbisht apo greqisht.
            A nuk ishte SHBA që kryeson NATO-n që i ndihmoi shqiptarët që të krijojnë shtetin e tyre të dytë në Ballkan, Kosovën para 20 viteve ?

          2. 21 janari i vitit 2011 është një nga ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur në Shqipëri, pasi shteti me urdhër të Sali Berishës vrau në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, 4 qytetarët të pafajshëm që protestonin kundër qeverisë së kohës.

          3. Askush nuk mund te jete i mire per te tjeret ne qofte se nuk do dhe respekton familjen e tij.
            E kupton o AS!

        1. Idiot I pa emer je zot shpie vet apo komshiu zezak apo kinez ta rregullon familjen na cave train sikur je shtetas amerikan boll me idiotsirat e lulashit qe thot e kam xhan ameriken po ne amerik nuk vete dot as ai vetem euro do kimetja ta ushqej rama me lulin te qifsha dashurine qe ke per kimeten

    1. S’po thote njeri se akuzat te cilat i drejtohen Berishes nuk qendrojne. Edhe perse nuk jan paraqitur fakte, s’ka shqiptare me dy pare mend ne koke qe i beson perrallat e Berishes.

      Problemi zotrrote eshte se SHBA e perdor kete si arme politike ne nje fshat ne Europes ku ka influence masive. Kjo eshte dicka qe duhet kundershtuar nqs nuk duam te vazhdojme te qendrojme si propotektorat i SHBA-ve ose ndonje fuqije tjeter…

      1. Bravo. Kjo eshte.
        Prandaj rilindja e Rames si perfitues e ketij protektorati, nxiton te akuzoje kedo qe kundershton ameriken, si berishist. Pushtat gebelsiane te ridhjerjes perdredhin te verteten si te mundin duke amplifiku propaganden.

    1. He mor Namut dhe ti o Gëlbazë.
      Ditë të zeza do t’ju shohin sytë.
      Të kishit varur veten, nuk do ta kishit parë këtë katrahurë.

  2. Po Brava si do i zgjedhi kandidatet e vules? Do shkoj ne anetaresi dhe te votohen apo do i emeroje per pjesmarrje ne zgjedhje?

    1. Strategjia:
      1- Do të të qijë mami kurvën!
      2- Do të të qijë mami kurvën!
      3- Do të të qijë mami kurvën!
      …………………………………………..
      99- Do të të qijë mami kurvën!

  3. Sido qe ta rotullosh “revolucionin Berisha” po te fjala e urte mbetet: “bir Selaman i nenes ke te qaj ma para”

  4. Sipas Balkaninsight – Sali Berisha me nje minimum shtet ligjor do ishte arrestuar me kohe. Lenia e tij i lire eshte per interesa te ngushta politike te Edi Rames!
    Dhe kush ka tru e kupton se kujt i sherben nje Sali Berish qe i sulet selise PD
    1 – Lulzim Bashes brenda selise PD…apo 2- Edi Rames qe rri brenda Kryeministrise prej 8 vitesh me “Po ika une, do te vije Saliu” ne goje.

    1. E vertete Rama e ka perdor Saliun kundershtar per me fitu vete, ne mungese te bythes per ta arrestu, ashtu sic perdor cdokend ai (si pervers burre qe eshte), por prandaj i kerkoi Kimetes ta shpallin non-grata (se kerkese e Rames eshte as diskutohet) se pas 8+ vjet ne pushtet s’i ben dot pune ikona e superperdorur Saliut.
      Non-grata do te qe prologu per tja shtru rrugen Rames te realizoje heqjen qafe te Berishes. Prolog i nevojshem ky per Ramen ne menyre qe te ruhej e mos ekspozohej Rama si iniciatori por thjesht si vazhdues i nje procesi nisur nga amerika.

      Por s’ka duskutim qe Rama-burre pa bythe – i q.i nenen propagandes duke sajuar me llafe rrethana qe i ngjyris per ti pas ne favor. Me Saliun si e keqja me e vogel ja hudhi fajin elektoratit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *