• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e parakohshme lokale/ PD: Koalicion me aleatët dhe shqiptarët

-Instant, Lajme, Të fundit



Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku në një konferencë për mediat ka folur për zgjedhjet e pjessshme lokale të 6 marsit në ato bashki ku nuk ka kryetar. Në komunikimin me gazetarët, Tabaku tha se në këto zgjedhje Partia Demokratike do të përfaqësohet me kandidatët më të mirë dhe me integritet, ndërsa shtoi se nuk janë vetëm këto 6 bashki, por sipas saj, ka edhe të tjera që drejtohen nga njerëz të lidhur me krimin.

“Sa i përket pyetjes së zgjedhjeve, ju falënderoj për interesin, por ju e dini se PD ka kaluar një proces shumë të gjerë konsultimi para zgjedhjeve të 25 prillit për përzgjedhjen e kandidatëve, që është bërë edhe për ata në nivel lokal. Ata i janë nënshtruar një procesi vettingu, procedure. Zgjedhjet lokale të 6 marsit tregojnë faktin, që ne e kemi thënë me vite, e kemi përsëritur sa herë, të degradimit të pushtetit të Edi Ramës, të lidhjes së pushtetit me krimin. Unë jam e sigurt, nga informacionet që kemi, që ka dhe të tjerë me lidhje kriminale. PD do të prezantohet me kandidatët më të mirë të mundshëm në këto zgjedhje, me kandidatët me integritet më të lartë. Ne kemi aleancë me qytetarët. E rëndësishme është që PD do të përfaqësojë vullnetin e atyre 670 mijë qytetarëve, që e votuan”, tha Tabaku.



4 Comments

  1. Ore-ore lulebore jemi ullka shembullore!

    Java ka 7 dite, E hene, E marte…

    Guri hajde se do’tna rrahin…

    Kaloi ajo kometa, apo duhet te presim akoma?

  2. Aleatja e juaj e vetme eshte Rilindja. Me aleatet s’jeni pare qe nga 25 prilli. Genjeshtra me bisht Jorida. Nuk te shkon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *