• |
ide | kryesore

“21 Janari”/ Rama: E kemi shlyer pjesën e detyrimit që na takon me dëshmorët

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama, në një video “live” në Facebook, u shpreh se qeveria e tij “e ka shlyer pjesën e detyrimit që na takon me dëshmorët e 21 janarit”. Rama në fjalën e tij thekson se është e rëndësishme që të theksohet se nëse nuk gjenden fajtorët është e kotë të dëgjohen akuzat që ato hedhin ndaj nesh. Ndër të tjera ai thekson se ato e kanë shlyer përgjegjësinë ndaj viktimave pasi kanë hedhur gurët e themelit për Reformën në Drejtësi që përgojohet nga pala tjetër.

“Ka komentatorë që thonë se fajin për vrasjen e protestuesve e kam unë që i thirra. Por, fajtori gjendet njëri në Foltore dhe tjetri pas dyerve të blinduara të SHQUP-it. Këta nuk meritojnë koment dhe unë nuk do i komentoj këto komente. Koment meritojnë ata që thonë se fajin e kam unë që fajtorët e vërtetë vazhdojnë të jenë të lirë. Unë besoj se e kemi shlyer pjesën e detyrimit që na takon me dëshmorët e 21 janarit. E kam fjalën për Reformën në Drejtësi, e cila përgojohet dhe denigrohet përditë nga armiqtë e saj”, deklaroi Rama


9 Comments

  1. Po normale, 50 euro i kishin ne xhep ata ne proteste, edhe nja ca euro e vende pune kur more pushtetin. Ne rregull je ti.

  2. Vdekja nuk shlyhet kurre.. ti je pergjegjes sepse per te marre pushtet me dhune i nxorre njerezit ne proteste dhe mes te pafahshmeve vendose edhe elemente kriminale! Nuk ke shlyer asgje deri sa vrasesit qe bere kryetare bashkie te denohen! Ti je vrasesi i vertete gjithashtu!

  3. Po ate gardistin e grupit te zjerrit agron malajn per te mbyllur hesapet me deshmoret e shperbleve..? Ti je kokrra mashtrusit o vemje nuk te beson njeri sado ti afrohesh kameras kur luan pjesen.

  4. Ja fute athere dhe po ja fut perseri sot “gishtin” protestuesve .
    I perdore athere po i perdor edhe tani .
    I genjeve athere po i genjen edhe tani .
    Por me te vetmin ndryshim , sot ata jane me fukarenj ndersa ti shume me i pasur o i gjati ine .

  5. Jo vetem Agron Malaj, por ne ate kohe personi qe beri “planin e sigurise” te kryeministrise ishte Sander lleshaj dhe Minister i Brendeshem Luldhim Brava. Oak e cuditshme gjithe keto koincidenca shoku Ramazon. Me nje gur ti doje te vrisje 2 zogj por plani ju deshtoi dhe tani vazhdon e mashtron qe e ke kthyer ne art

  6. o i pa fytyre,palaqo.kush i qoi atje ,kush e goditi deren me makine.a e ke pyetur prq zogajn cfar lillje kishte me te ndjerin nika,sa lek i ,kishte borgj,cfare i kishte premtuar?a ka dieni preqi per vrasjen ne nje distance te larget nga godina?ne menyre te tille eshte krare edhe arben broci me 2 prill e askush nuk mori pergjegjesine,minister i brendshem ate kohe ishte ruçi .

  7. Pjesen e detyrimit me deshmoret e ke shlyer duke shperblyer vrasesin Agim LLupo me postin e kryerilindasit te Matit dhe me berjen me boje te kuqe qe i bente Erion Velia atij xhajes.

    Po si e ke shlyer detyrimin o rraqir qe i nxorre robt ne proteste dhe i vrave per nje videomontazh te sektorit propagandastik te rilindes, alias Top Chennef dhe Fiks Fare kunder korrupsionit te Ilir Metes dhe pastaj me Ilir Meten bere bashkeqeverisje??!!

    Po a ka bythe te rrije kjo o plehereishte?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu