• |
ide | kryesore

As Basha, as Berisha

-Instant, 1, Ide



Lufta Civile në Partinë Demokratike në Shqipëri tash po futet në fazën e saj më të rrezikshme, atë të ndarjes definitive të këtij subjekti, për t’i hapur rrugë Partisë Socialiste që e patrazuar ta qeverisë vendin edhe për kushedi sa vite. Perspektiva e bashkimit të Bashës me Berishën duket shumë më e zymtë se sa e bashkimit të Bashës me Ramën. Kurse Perspektiva e Berishës për t’i fituar zgjedhjet në këtë formë duket edhe më e zymtë se sa ajo e vitit 1997.
Në gjithë këtë kaos ky subjekt politik po shqyhet për cdo natë ngapak nëpër studio televizive, duke e injoruar kështu tash e kushedi sa muaj qeverisjen e Ramës. Ky i fundit, kur i sheh njeri zhvillimet në PD, duket si një fisnik që shqiptarët kanë fat që e kanë aty.
Cdo njeri me mendje të shëndoshë, që nuk ka konflikt të interesit në këto zhvillime politike, e di që PD nuk do të mund të ecë përpara as me Bashën në krye e as me Berishën në krye. Të dytë këta, nëse mund ta themi kështu, kanë përgjegjësi të barabartë për gjendjen në të cilen ndodhet subjekti i tyre politik. Sa herë që ta pështyjnë njëri tjetrin në fytyrë, Basha e Berisha duhet ta dijnë që një copë pështyme do të bije edhe mbi fytyrën e tyre. Inatet disa mujore të tyre nuk mund t’i shlyejnë raportet pothuajse intime në këto 10 vitet e fundit. Nuk dëshiroj këtu ta bëj një kalkulim të pastër, duke i bërë të njëjtë të dytë, sepse nuk mendoj që janë të tillë, por megjithatë tash e tutje përgjegjësia e tyre është e njëjtë. Për Berishën problem i patejkalushëm është raporti me SHBA’të dhe biologjia, kurse për Bashën problem është Basha. Këta të dytë edhe kur ishin të bashkuar nuk arritën që ta rrëzojnë Ramën, e lërë më tash si të ndarë. Zakonisht armiqësitë e reja janë shumë më të egra se sa ato të vjetrat, prandaj ekziston mundësia që në këtë luftë vëllavrasëse të dytë do të janë më të gatshëm që të bëjnë ndonjë pakt me Ramën, se sa me njëri tjetrin. Urrejtja është aq e madhe, sepse dashuria ishte e tillë, sa fitorën ndaj njëri tjetrit do të mund ta konsideronin si fitorën më të madhe në jetën e tyre. Të dytë këta i kanë ndërruar prioritetet politike. Nuk është më prioritet fitorja ndaj Ramës, por fitorja ndaj njëri tjetrit. Pastaj, pas gjithë këtyre akuzave që ia bëjnë njëri tjetrit, kush do të mund të mendonte ose shpresonte që opozita e Bashës, ose ajo e Berishës, vërtetë do të mund të ishte alternativa e duhur politike?
Për këto, dhe qindra arsye të tjera, ata që kanë mbetur të pavarur në PD, nëse ka të tillë, do të duhej të fillonin të mendonin për një rrugë të tretë politike. Për një lider të ri të këtij subjekti, që jodomosdoshmërisht duhet të vijë prej strukturave formale të PD’së. Në fakt brenda këtyre organeve është e pamundur që të gjendet dikush, sepse sot të gjithë ata janë rreshtur ose prapa njërit ose prapa tjetrit. Gjasat janë të mëdha që më këso klime politike këto dy figura do të shkojnë edhe drejt zgjedhjeve lokale, të bindur si kurrë më parë që do të humbin prej Ramës por me shpresën që do ta mundin njëri tjetrin. Ky do të duhej të ishte momenti ideal për një lëvizje të tretë, për një ide të tretë, për një opcion të tretë, ose për ckado qoftë tjetër të tretë. Për një opcion të tillë nuk duhet të pritet deri pas zgjedhjeve, sepse atëherë ose Basha ose Berisha do të shpallin vetën fitues, jo përballë Ramës por përballë njëri tjetrit. Sigurisht që unë jam i bindur që këtë lloj të fitorës së Pirros do ta korrë Berisha, por sa pare vlenë ajo? Një opcion i tretë tash, që do të mund të ishte një biznismen i njohur, bie fjala Zamir Mane, a një gazetar i shquar, bie fjala Blendi Fevziu, a një figurë publike e respektuar në të djathtën, si Artan Hoxha, do ta kishte mundësinë që qysh tash, sic i thonë fjalës, ta hidhte kapuçin në ring, për të kërkuar zgjedhje të brendshme partiake pas zgjedhjeve lokale. Pas këtyre zgjedhjeve votuesi shqiptarë do ta shohë me saktësi se cfarë fuqie reale kanë Basha dhe Berisha të ndarë, por edhe duke i bashkuar votat e tyre. As njëri e as tjetri nuk do të dalin as afër pritjeve të tyre. Morali politik i këtyre dy figurave do të pësojë një goditje të rëndë, prandaj një opcion tjetër i paprovuar deri më sot do të mund të ishte një si thirrje për shpëtim.
Nuk e di se si do të vijë fundi i kësaj ngjarje, e ardhmja duket mjaft pesimiste, por nëse rastësisht prej saj do të ketë të mbijetuar dhe prej saj do të mbijë një lëvizje e re dhe një frymë e re, atëherë do të kishte vend për një falendërim edhe për Bashën edhe për Berishën. Të parin do të duhej falenderuar që, ndonëse pa dëshirën e tij, e çliroi PD’në nga themeluesi, kurse të dytin do të duhej falenderuar që bashkë me vete e mori edhe servilin e tij më të madh.

Shkruar per Lapsi.al



30 Comments

  1. Qe dikush te fitoje potencialin e plote dhe respektin e te djathtes duhet te dali ne ring e te mundi me vote Berishen, cdo ekuacion tjeter nuk i siguron me shume se 30 deputete PD.
    Derisa dikush te marri guximin e te sfidoje Berishen ne zgjedhje, atehere ai mbetet figura e vetme qe mund ti nxjerri maksimumin kesaj partie.

    Teorite te vi ky e te iki ai jane muhabete kafeneje…

    ps: be perseri sondazh se as Blendi e as Zamiri nuk kane krijuar reputacion te mire keto 8 vitet e fundit ne “Opozite”…

    1. Kam disa verejtje per gazetarin Buzhala. Para disa muajsh, ne fillimet e Foltoreve te Berishes, gazetari ne fjale ne nje shkrim te tijin thoshte qe ” Sali Berisha , keshtu sic e ka nisur, do t’i marre perpara te gjithe, ne fillim Bashen pastaj edhe Ramen ” – sot ne shkrimin per Lapsi-n, thote nje gje krejt te ndryshme, ne fakt, ne thelb, te kundert. Kjo nuk eshte serioze per nje gazetar. Aspak serioze. Keshtu ndodh kur emocionet i ve para ratios. Kjo eshte e pafalshme nga pikepamja profesionale.
      Pertej gjykimeve dhe paragjykimeve per Sali Berishen si person privat dhe si politikan, ai eshte e vetmja shprese per nje ndryshim thelbesor te politikes 30 vjecare ne Shqiperi. Duken fjale shume te medha keto dhe per shumekend edhe paradoksale, por mendoj qe pikerisht keshtu eshte. Paradokset, jo rralle, kane luajtur nje rol vendimtar ne zhvillimet politike kudo ne bote.
      Eshte folur dhe sterfolur shume here, deri ne vjelje, per nje force te trete politike, si nje zgjidhje te ngercit te krijuar nga klasa aktuale politike. Eshte e kote. Rrethanat dhe konteksti shqiptar jane krejt kunder, te pakten edhe per nje kohe te gjate, per nje fenomen te tille. Eshte, praktikisht, e pamundur do te thoja.
      Vetem nje argument per kete: nje force e re politike, krejt e ndryshme nga keto tradicionalet, lind nga nje shoqeri civile e maturuar dhe pergjegjshme. Nuk e kemi nje te tille; ajo eshte e ndare sipas vijave politike ekzistuese. Ka vetem dy analiste, apo gazetare, qe jane me te vertete te paanshem ( pavaresisht se te majte ne bindje) : Fatos Lubonja dhe Andi Bushati. Vetem keta te dy. Une lexoj te gjitha shkrimet e gazetareve dhe analisteve me te njohur dhe me pak te njohur; vetem keta te dy permbushin kriterin themelor profesional te te qenit realisht i pavarur. Le te me thote cilido nje emer tjeter, kushdo qofte ai, dhe t’i provoj te kunderten ( edhe bashkepunetori i Bushatit, zoti Shkullaku, gjithsesi, anon nga e djathta ne qendrimet e tij). Une qe i them keto, jam vete i djathte dhe kjo mund te duket ironike dhe paradoksale ne te njejten kohe , por ja qe nuk ka nje Lubonje dhe nje Bushat nga keto ane.
      Nje verejtje tjeter: emrat e Manes, Fevziut dhe Hoxhes, jane tregues i njohjes mizerabel te realitetit politik ne Shqiperi nga ana e gazetarit Buzhala. Nuk po e zgjas, se pse.
      Ka nje aksiome, ne politike sidomos, sipas se ciles, ne nje kohe te caktuar, ne nje vend te caktuar, ne rrethana te caktuara, e verteta apo e drejta qendron ne nje ane. Te diturit, te mencurit te urtet, ata te vertetit, mbajne qendrim; pavaresisht se kjo e drejte apo e vertete eshte me dike qe mund te jete i papelqyer prej tyre.
      Une mendoj qe ne keto zhvillimet e fundit politike qe nisin me Nongrata-n , Sali Berisha ka te drejte. Ne nje menyre a tjeter, ai duhet mbeshtetur. Atyre qe u duket skandaloze, sidomos te majteve, u them qe te mos kene merak shume, sepse, sic dihet, e drejta nuk qendron shume ne nje ane; por ne duhet te jemi me te aty ku ajo eshte dhe te levizim me te andej nga ajo shkon.

  2. Lulzim Basha meriton PD sepse zboi prej saj Sovjetikun Malok qe kerkon te varroset tok me PD.
    Basha zboi prej PD ate plehre qe per 31 vjet nuk e kane zbuar ato qe u ka dhjere e shurrosur 31 vjet rrjesht dhe qe sot e ndjekin me mutin e shurren e tij mbi koke.
    Lulzim Basha eshte mundesia per te ndalur epoken 30 vjecare te qeverive kryesuara nga Bajgat e Ramiz Alise se dhjetorit 1990.
    Fatos Nano, Sali Berisha, Pandi Majko, Ilir Meta, serish Fatos Nano, prap Sali Berisha, tani Edi Rama – te gjithe dordolece te hedhur ne qarkullim nga Ramiz Alia ne ate dhjetor 1990 si “Studente” si “Demokrate” si “Socialiste” e kete te fundit si “Radikali” qe bente thirrje per varje komunistesh ne ate dhjetor 1990.

    1. pse luli e meriton? ?

      Sepse po shkon nga humbja ne humbje ? Po humbe hap krahun.

      Luli thote jo nuk largohem edhe pse po humbas po fitoj?!?!

      ku ndryshon luli nga autokratet atehere ?

      i vetmi veprim i llogjikshem eshte qe pas humbjes te largohesh. tani eshte nje situate ku shumica doli dhe votoi kunder bashes . thone 44 mije. e verteta eshte qe demokratet dolen dhe e shkarkuan. jo 100% por mbi 80% votuan.

      Pse luli e meriton kur 80% e anetaresise votojne qe Luli te largohet?

      veprimi me i logjikshem eshte qe kur ka pakenaqesi te votebesohesh. nuk mund te injorohet nje leviyje qe shkon qytet me qytet, ne cdo rreth, me figura te partise, deputete, struktura drejtesuese ne do rreth, me anetare partie, me qindra qytetare , nuk und te injorohen kuvendi dhe votimi referendar

      edhe njehere perse e meriton Luli ?

      1. Basha meriton pushtetin per ti dhene fund epokes qelbur te qeverive nga Bajgat e Ramiz Alise ‘Made in dhjetor 1990’ qe qeverisin nga 1991 e der sot.
        …Kaq mjafton per kedo qe sheh nga e ardhmja jo nga e shkuara . Per te qene edhe shqiptaret si europianet qe ato politikane te viteve 1990 i kane nxjerre ne pension prej kohesh.

        1. Luli me kete sjellje qe ka treguar keto 8 vite ka mentalitetin jo te pjellave por te vete shokut Ramiz,
          te gjithe politikanet e ’90 e njohin doreheqjen dhe kur ka ardh koha e kane dhene, ndersa i edukuari jashte ne Hollande fale fondacionit as nuk e njeh dhe as ka per ta dhene kurre, do saldohet aty si rozafa te SHQUPI dhe karrigen nuk do e leshoje ..

          1. Vetem Lulzim Basha ka dale te thote se eshte per sanksionimin me ligj vetem 2 mandate kryeministri per cilindo e jo me teper.
            Tjerat jane Bajgat e Ramiz Alise Rama, Sali e Meta pastaj qe thone se ketu na keni edhe 30 vjet.
            Sa per doreheqje, ate duhet ta jape Sali RAM Berisha se me emrin e tij ne goje Ed RAMA ka 8 vjet qe mba pushtet me “Basha, kukulla e Saliut” edhe “Po ika une, do vije Saliu”

          2. @nje qytetar

            Luli po kalon 3 mandate si kryetar i PD e ti thu do kufizoj mandatet e kryeministrit.
            Je i lire te besosh cfare te duash

  3. “Lufta Civile në Partinë Demokratike” !!!! O Berat, allahile po te duroj shume, çke mor burre qe fut hundet e tuaj prej katunari ne mutsihanen e PD. Mbaj mor burre vendin tend e mos shkruaj e fole kot si koti se as te kemi ngene as kemi nerva me u mare me ty. A ti kujton se te mbajme per te mençem! Jo bre burre, kokra e budalles je! Ne te Shqipnise kemi pase nje te mençem nga Juge qe ka thane: O Zot ma mbaj gojen mbyllur kur skam se çte flas! Degjoje o Berat per tipa si puna jote e ka thane! Te mbajt shnetja!

  4. Nqs ka ndonjë shkrim që Buzhala ia ka futur kot është ky.
    – Kur e mendon Blendi Fevziun si një personalitet.
    -Kur vendos shenjën e barazimit midis bashë humbësit kronik e Berishës, që janë të kundërt në karakter, seriozitet, ndershmëri, produkt politik etj etj.

    1. Shkrim idiot, sikur e ka bere me qellim qe ta shajne te gjithe

      Edhe lul shoqata pretendon me shume sesa berat buzhala alala

  5. Ka shkruajtur qe te tregoje qe jemi nje kombesi por qe fleme ne krevate te ndryshem.
    Jo buzhala por kushdo qofte zhkarravit cfare ti doje by..a.

  6. Një përmbysje të madhe të raportit të forcave aktuale politike në Shqipëri, nuk do të mund ta sillnin personazhet që përmend Buzhala, po një drejtësi profesionale dhe tërësisht e pamvarur politike, që do të ndëskonte të gjitha veprimet korruptive të plitikanëve shqiptarë.
    Vetëm atëhere mund të krijohet një “forcë e tretë”, pra një grupim politikanësh për të cilët askush nuk ka fakte për ta cilësuar si të korruptuar.
    Së dyti:
    Shqipëria që pati diktaturën më të egër komuniste me modelin stalinist të Enverit, mund të dalë nga ky rreth vicioz politik e të vihet nëshinat e një demokracie të vërtetë, vetëm nëse krijohet një parti “e re” politike antarët e të cilës nuk kanë pasur asnjë lidhje administrative e familjare me ish udhëheqjen enveriste.
    Së treti:
    Boll më me eksperimente udhëheqësie nga doktorë të mjekësisë e piktorë.
    Në këtë periudhë të gjatë tranzicioni, kjo gjëndje duhej të kishte kaluar me kohë, e në udhëheqje të shtetit duhej të ishin brezi i intelektualëve të rij të arsimuar në perëndimin demokratik, e shteti ka nevojë të drejtohet nga doktorë të drejtësisë e ekonomisë e jo të mjekësisë apo artit.
    Së katërti:
    Dihet se ndikimin më të madh në opinionin publik e kanë mediat.
    Dihet gjithashtu se në Shqipëri, pronarë të mediave janë pronarë biznesesh të fuqishme ndërtimi, për të cilët nuk ka kjartësi se nga e siguruan kapitalin financiar për ti nisur bizneset e tyre.
    Fatmir Mane, biznesmeni më i suksesshëm shqiptar, nuk e ka filluar biznesin e tij në Shqipëri, por në një vend demokratik e me sundim të ligjeve të drejtësisë si Austria.
    Në ndryshim nga biznesmenët e tjerë, ai nuk është përzjerë deri tani në biznesin politik të mediave.
    Parë me këtë këndvështrim, duke vlerësuar talentin menazhues të kompanive që ka krijuar, në këtë krizë të madhe politike, edhe mund të propozohej si kryeministër , që eksperiencën e tij të suksesëshme në menazhimin e kompanive të tij , ta sillte edhe në qeverisjen e Shqipërisë.
    Po kjo është një gjë thuajse e pamundur të bëhet në Shqipëri, pasi mediat më së shumti dominohen nga analistë të majtë që cilindo “kapitalist” e quajnë me konotacionin negativ “oligark”, e në një popull të varfër që bombardohet me propoganda ekstremiste të majta, i pasuri konsiderohet “hajdut” symbullurazi.

  7. Berisha sa kohë ka qënë në pushtet, ku e ka përdorur Erdogan për qëllimet e tij elektorale dhe pasurore, dhe këtu mund të përmendim vitin 2012 dhe 2013 kur në shkëmbimin e vizitave dhe inagurimin disa herë të tunelit të Kalimashit dhe Rrugës së Kombit arriti deri aty sa të thoshte se në dejet e shqiptarëve rrjedh gjaku turk dhe se duhet të ndjehemi krenarë se kemi gjak të përzier.Edhe Buzhgala e hodhi ne kosh te plerave te pa ricimlueshme

  8. Ja ke futur pordhes jo si berat..
    por si qyteti stalin.
    Si mundemi ne te barzojme halet me Malet.
    Te perdhosesh varret dhe kisha xhamia tyrbe etje eshte mekat….
    Por te perdhosesh te gjallin….Malin me te ndritun te Kombit eshte poshtersi ekstreme.
    Shko ndryju edhe ti me lulmutin ne bunker.

  9. Sali Berisha dhe Ilir Meta kane deklaruar vec e vec se ketu na keni edhe shume vite tjera (pse jo, 30 tjera!)
    Edi Rama ka deklaruar se eshte se paku ne pushtet deri ne 2029 !
    Lulzim Basha ka deklaruar se akti i pare nese behet Kryeminister eshte sanksionimi me ligj i kufizimit te mandateve Kryeministrore ne jo me shume se 2!
    Tani kushdo le te deshiroje te duroje ke te doje.
    Variantin e thene nga Lulzim Basha qe ekziston ne Amerike per Presidentet.
    Variantet e Rames, Sales, Metes sipas modelit Mand Dukes se perjetshem ne mbreterimin e FSHF

    1. Lulushi po kalon 3 mandate si kryetar i PD e ti thu do kufizoj mandatet e kryeministrit.

      ka qe ne 2005 me post po ben 20 vjet

      keto jane muhabete kot

      por…
      …Je i lire te besosh cfare te duash

      1. Ti qe ke harruar emrin kupto dicka te thjeshte fare –
        Kam shkruar qarte per Mandate qeverisese si Kryeministrer i Shqiperise (sic e ka dhe Amerika per Presidentet) dh jo per Mandate ne krye te partise kushdo qofte.
        Por…Je edhe ti i lire te thuash se deshiron te vdesesh duke pare Edi Ramen ne Kryeministri.

  10. qe te dy jane dy idiot dhe dy kriminele bythqire Le te shkerdhejne njeri tjetrin qe te shofim gallate Pune cecenesh

  11. Sali Berishës ndaj çdo politikani, intelektuali apo gazetari, që në betejën mes tij dhe Lulzim Bashës, nuk është në anën e tij. Pasi u është lutur për javë e muaj të tëra të kalojnë në anën e tij, pasi u ka ofruar gjithçka që të mos mbështesin Lulzim Bashën, pasi ka dërguar të birin redaksi më redaksi për të paguar pronarët e mediave, tani ka filluar i sulmon publikisht emër për emër, ata të cilët nuk i ka blerë dot.

  12. Po shtroj nje pyetje: c’fare prodhojne bizneset e zotit Mane? Pse duhet marre ai si etalon i suksesit e I ndershmerise? Madje ta bekemi dhe kryeminister (sipas nje komentuesi) ne nje konflikt te paster interesi me postin. Te gjithe keta qe permend Buzhala jane byth e breke me qeverine, ndryshe nuk do iu ecnin bizneset. Nje fjale e urte thote kush fle me qenin gdhihet me pleshta.

    1. Në të gjitha vendet demokratike të sistemit të tregut të lirë kapitalist, biznesmenët janë të detyruar që lidhjet e tyre në proçedurat burokratike ti kenë me qeveritë aktuale.
      Padyshim që biznesmenë të fuqishëm do të kenë patjetër akses me investimet e tyre në ekonominë e punësimin e një vendi.
      Do të ishte idiotësi të pretendoje që shkencëtari e biznesmeni gjenial i kompanive të fuqishme të sistemeve kompjuterike, Bill Gates në SHBA, të administronte bizneset e tij krejtësisht i pamvarur nga qeveria e këtij shteti.
      Mjafton të përmendim faktin se ky miliarder paguan taksa të barazvlefëshme me taksat e dhjetra mijë qytetarëve të nivelit të mesëm.
      Çdo qeveri është e interesuar që në shtetin ku qeveris, të zgjidhë problemin e papunësisë.
      Bill Gates me kompanitë e tij kompjuterike ka punësuar jo vetëm në SHBA, por në të gjithë botën , miliona profesionistë të kësaj fushe e puntorë të kualifikuar.
      Sulmet kundër këtij soji biznesmenësh që mbajnë një peshë të rëndësishme të ekonomisë e stabilitetit social të punësimit, vijnë nga qejfllij teorishë konspirative të cilët kanë të rënjosur në ndërgjegjen e tyre urrejtjen ndaj të pasurve, një mendësi kjo kjartësisht komuniste.
      Biznesmennët e fuqishëm , edhe mund të jenë pasuruar në rrugë korruptive e jo ligjore, por këtë mund ta kontrollojë një drejtësi e pamvarur e profesionale, e jo abuzimet me paragjykime e thashetheme të fantazuara. nga mendje të sëmura.
      Ka pasur shumë raste që si kryeministra janë zgjedhur biznesmenë multimiliarderë, me gjykimin që talentin e tyre menazhues të ekonomisë të biznesit privat, ta ushtrojnë në ekonominë e një shteti.
      Meqë sistemi politik partiak, ka prodhuar shtetarë të korruptuar, llogjikisht mund të pretendohet se një multimiliarder, është më pak i interesuar që të bëjë para në rrugë të paligjëshme duke qenë në qeverisje të një shteti.
      Por edhe kjo nuk është absolute, pasi të tillë biznesmenë mund të kenë aftësi menazhuese gjeniale në një fushë të veçante biznesi, por jo për të gjithë gamën e gjërë të ekonomisë së një shteti.
      Pra si konkluzion, kurrë nuk mund të trajtosh të tilla probleme të ekonomisë e qeverisjes me mendësinë e ndarjes në kufij absolute , bardh e zi, po me të gjithë gamën e gjërë të arsyetimeve. të shkencave politike, bazuar në eksperiencën e historisë së shoqërisë njerëzore..
      Është tashmë e provuar me fakte e shifra, se sistemi demokratik ekonomiko-politik i tregut të lirë kapitalist, ka pasur epërsi shumë më të mëdha se sistemet e mëparëshme, monarkike e komuniste.

  13. Në të gjitha vendet demokratike të sistemit të tregut të lirë kapitalist, biznesmenët janë të detyruar që lidhjet e tyre në proçedurat burokratike ti kenë me qeveritë aktuale.
    Padyshim që biznesmenë të fuqishëm do të kenë patjetër akses me investimet e tyre në ekonominë e punësimin e një vendi.
    Do të ishte idiotësi të pretendoje që shkencëtari e biznesmeni gjenial i kompanive të fuqishme të sistemeve kompjuterike, Bill Gates në SHBA, të administronte bizneset e tij krejtësisht i pamvarur nga qeveria e këtij shteti.
    Mjafton të përmendim faktin se ky miliarder paguan taksa të barazvlefëshme me taksat e dhjetra mijë qytetarëve të nivelit të mesëm.
    Çdo qeveri është e interesuar që në shtetin ku qeveris, të zgjidhë problemin e papunësisë.
    Bill Gates me kompanitë e tij kompjuterike ka punësuar jo vetëm në SHBA, por në të gjithë botën , miliona profesionistë të kësaj fushe e puntorë të kualifikuar.
    Sulmet kundër këtij soji biznesmenësh që mbajnë një peshë të rëndësishme të ekonomisë e stabilitetit social të punësimit, vijnë nga qejfllij teorishë konspirative të cilët kanë të rënjosur në ndërgjegjen e tyre urrejtjen ndaj të pasurve, një mendësi kjo kjartësisht komuniste.
    Biznesmennët e fuqishëm , edhe mund të jenë pasuruar në rrugë korruptive e jo ligjore, por këtë mund ta kontrollojë një drejtësi e pamvarur e profesionale, e jo abuzimet me paragjykime e thashetheme të fantazuara. nga mendje të sëmura.
    Ka pasur shumë raste që si kryeministra janë zgjedhur biznesmenë multimiliarderë, me gjykimin që talentin e tyre menazhues të ekonomisë të biznesit privat, ta ushtrojnë në ekonominë e një shteti.
    Meqë sistemi politik partiak, ka prodhuar shtetarë të korruptuar, llogjikisht mund të pretendohet se një multimiliarder, është më pak i interesuar që të bëjë para në rrugë të paligjëshme duke qenë në qeverisje të një shteti.
    Por edhe kjo nuk është absolute, pasi të tillë biznesmenë mund të kenë aftësi menazhuese gjeniale në një fushë të veçante biznesi, por jo për të gjithë gamën e gjërë të ekonomisë së një shteti.
    Pra si konkluzion, kurrë nuk mund të trajtosh të tilla probleme të ekonomisë e qeverisjes me mendësinë e ndarjes në kufij absolute , bardh e zi, po me të gjithë gamën e gjërë të arsyetimeve. të shkencave politike, bazuar në eksperiencën e historisë së shoqërisë njerëzore..
    Është tashmë e provuar me fakte e shifra, se sistemi demokratik ekonomiko-politik i tregut të lirë kapitalist, ka pasur epërsi shumë më të mëdha se sistemet e mëparëshme, monarkike e komuniste.

  14. Amerika vendi me demokratik qe kemi edhe ne si pike referimi per gjithcke, ka me ligj te ndaluar qe te garohet per President pas 2 mandatesh.
    Pra vetem 8 vjet President.
    Ketu ne Shqiperi vetem Lulzim Basha ka deklaruar qarte per ta bere me ligj vetem dy mandate qeverisese per cilindo.
    WO : Per te mos u keqkuptuar ndonjeri – Eshte per mandate Kryeministri, jo per mandate Kryetari partie !
    Tani le te zgjedhim ate qe deklaron Lulzim Basha dhe zbaton Amerika – Vetem 2 mandate per c’do Kryeminister
    apo…30 vite tjera me qeveri qe nderrohen mes Sali RAM dhe Edi RAM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *