• |
ide | kryesore

Austria bëhet vendi i parë në BE që miraton vaksinimin me detyrim

-Instant, Lajme, Planet



Austria ka miratuar në parlament vaksinimin me detyrim kundër Covid-19, për të gjithë popullsinë në moshë madhore, duke u bërë vendi i parë i BE-së që merr një masë të tillë. Propozimi ishte diskutuar prej kohësh por tashmë është zyrtarizuar. Të gjitha partitë, përveç ekstremit të djathtë e aprovuan vendimin e ri që kaloi në parlament me 137 vota pro dhe 33 vota kundër. Vendimi u mor për të rritur normat e vaksinimit, qe me rreth 72% e rendisin vendin në fund të listës në Europën perëndimore. Për të motivuar qytetarët të imunizohen, qeveria austriake ka vendosur edhe krijimin e një lotarie për ata që vaksinohen, me çmime të shumta.

Pas përfundimit të një bllokimi të katërt kombëtar muajin e kaluar, varianti Omicron ka bërë që infektimet të arrijnë në nivele rekord, por qeveria dëshiron të shmangë një tjetër skenar të tillë përmes stimujve të ndryshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *