• |
ide | kryesore

Covid-19/ Franca shtrëngon rregullat për të pavaksinuarit, nga e hëna nuk do të kenë akses në disa shërbime dhe aktivitete

-Instant, Arkiva, Planet

Franca planifikon të lehtësojë gradualisht masat kufizuese kundër koronavirusit, duke forcuar ndjeshëm rregullat për personat që nuk janë të vaksinuar.

“Nga e hëna, personat që nuk janë vaksinuar nuk do të kenë më akses në restorante, ambiente kulturore, ngjarje sportive dhe transport, pas vendimit për paraqitjen e certifikatës mbarëkombëtare të vaksinimit dhe shërimit”, deklaroi sot kryeministri Jean Castex.


Për të gjithë personat e moshës 16 vjeç e lart, vaksinimi i plotë do të bëhet një parakusht për pjesëmarrjen e pakufizuar në jetën publike.

Personat që zgjedhin të bëjnë dozën e parë të vaksinës deri në mes të shkurtit mund të vazhdojnë përkohësisht të paraqesin një test negativ për të patur akses në të gjitha shërbimet.

“Pavarësisht shifrave të larta aktuale të infeksioneve, shkalla e lartë e vaksinimit në Francë po mbron spitalet nga mbingarkesa. Rreth 93 për qind e të rriturve janë të vaksinuar”, tha Castex.

Nga 2 shkurti do të hiqen kufizimet në qëndrat sportive dhe kulturore, si dhe përdorimi i maskave në ambientet e jashtme.

Ndërkohë rregulli i punës në distancë do të lehtësohet. Lokalet do të rihapen më 16 shkurt, ndërsa ngrënia dhe pirja e ushqimeve në trena do të lejohen përsëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu