• |
ide | kryesore

Drejtësia e re/ Padia që zbulon fijet e kapjes politike të SPAK

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Sistemi i ri i drejtësisë, që u ngjiz për të qenë i pavarur nga politika dhe për të luftuar korrupsionin në nivelet e larta të qeverisjes po shfaq simptomat e së njëjtës sëmundje, nga i cili vuante sistemi i vjetër.

Për të kuptuar fijet që luhen në prapaskenë shërben denoncimi i prokurores Sonila Muhametaj, e cila ka dërguar në gjykatë trupën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të cilën e akuzon për manipulim të emërimeve në SPAK. Sipas lajmit të gazetares Anila Hoxha, prokurorja pretendon se pikët në garën për të qenë pjesë e SPAK, u manipuluan.

Emri që ngre dyshime të forta për ndërhyrjen e politikës është ai i prokurorit Alfred Shehu. I famshëm për konferencën me gazetarët pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, prokurori Shehu u bë protagonist i një manipulimi të pastër për interesa politike.

Duke mohuar publikisht që në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani nuk u gjetën materiale zgjedhore, prokurori Alfred Shehu i kreu një shërbim të çmuar Partisë Socialiste pak ditë para 25 Prillit.

Më pas në sallën e gjyqit, ai pranoi të kundërtën e asaj që kishte pohuar në konferencën me gazetarët. Rezultoi se bashkëpuntorë të Pjerin Xhuvanit kishin në makina materiale zgjedhore dhe ata ishin ndaluar nga militantë të Partisë Demokratike, sepse po blinin vota në lagjet më të varfra të Elbasanit, përmes disa listave që përdornin patronazhistët e PS.

Lexo edhe: Shko në Spak t’i vësh kapak

Lexo edhe: Emërohet në SPAK prokurori që manipuloi hetimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Lexo edhe: Investigimi/ Vrasja e Elbasanit, skandali që mjafton për të zhvlerësuar 25 prillin

Pasi Rama fitoi mandatin e tretë, karriera e Alfred Shehut njohu vetëm ngjitje. Nga Elbasani ai u katapultua si drejtues i prokurorisë së Sarandës. Nga Saranda u propozua si prokuror i SPAK dhe brenda pak javësh fitoi garën me ish prokuroren e Krimeve të Rënda, Sonila Muhametajn.

Por kjo e fundit nuk e ka lënë me kaq. Në ankimimin që i ka bërë procedurave të përzgjedhjes së prokurorëve të tjerë në SPAK, Muhametaj arsyeton se Alfred Shehu u emërua padrejtësisht në këtë post.

Për Shehun, shprehet prokurorja, KLP nuk u thellua dhe nuk mori informacion pranë Prokurorisë së Elbasanit se si kishte hetuar përderisa “prokurori fitues i SPAK pati disa qëndrime jo korrekte pasi u pyet nga media për prova mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit”.

Padia ngre dyshime të forta për kapjen e SPAK nga Partia Socialiste dhe implikimin në të njëjtën skemë edhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në padinë e saj, Sonila Muhametaj thotë se procesi i emërimeve në SPAK duhet të jete i hapur, ndërkohë që dy anëtarë të KLP sipas paditëses gjenden në konflikt interesi dhe duhet të kishin dhënë dorëheqjen . Sepse Sonila Muhametaj këmbëngul se i ka pasur nën hetim ata apo të afërmit e tyre. Duke u krahasuar me kolegët Shehu dhe Gokaj ajo kujton jo vetëm volumin e dosjeve që ka hetuar, por edhe parametrat që kërkohen për t’u ngritur në karrierë në SPAK.



9 Comments

  1. Ky fakt i përmendur në këtë shkrim, për prokurorin Shehu, hedh poshtë të gjitha akuzat se Partia demokratike , apo Basha e sekretari aktual i kësaj partie, Gazment Bardhi, paskeshin qenë “peng” të Ramës.

    1. Dhe ku eshte lufta qe do bente per ti mos njohur ato zgjedhje? U kujdes vetem per karrigen e kryetarit te partis.

      Ky ka qene problemi i Lulit me shoke, i nisnin betejat dhe i linin ne mes te rruges duke u vetdiskretituar ne syte e demokrateve dhe duke mos motivuar as elektoratin gri

      1. “Elektorati gri” ishte produkt i propogandave të mediave të kapura nga Rama, që thërrisnin në studiot e tyre të gjithë kundërshtarët e Bashës mbrenda PD ish funksionarë të lartë të kësaj partie, e për 8 vite damkosnin Bashën e PD.
        Mandej një pjesë e madhe e “grisë” , nuk votonin edhe për faktin se ndonëse Berisha kishte shpallur dorheqjen “e parevokueshme” nga funksionet partiake, dallohej kjartë se në hije ishte ai që drejtonte partinë.

  2. Problemi ne Shqiperine tone te mjere eshte se jane te gjihe te kapur nga dikush. Fillo nga te paret e vendit nga 100 vjet kane ardhur me bekimin e dikujt, politikanet e dores se dyte padyshim dhr gjyqesori po ashtu nga politikanet. Ky djali nuk ka dyshim qe eshte i kapur por ama kjo goca qe padit ka qene e kapur prej kohesh nga disa kapes te tjere. Keshtu qe kete pune ne vendin tone e ka marre muti prej kohesh dhr nuk ka amerikan apo kinez qe e zgjidh.

  3. Berisha sa kohë ka qënë në pushtet, ku e ka përdorur Erdogan për qëllimet e tij elektorale dhe pasurore, dhe këtu mund të përmendim vitin 2012 dhe 2013 kur në shkëmbimin e vizitave dhe inagurimin disa herë të tunelit të Kalimashit dhe Rrugës së Kombit arriti deri aty sa të thoshte se në dejet e shqiptarëve rrjedh gjaku turk dhe se duhet të ndjehemi krenarë se kemi gjak të përzier.

  4. Sali Berishës ndaj çdo politikani, intelektuali apo gazetari, që në betejën mes tij dhe Lulzim Bashës, nuk është në anën e tij. Pasi u është lutur për javë e muaj të tëra të kalojnë në anën e tij, pasi u ka ofruar gjithçka që të mos mbështesin Lulzim Bashën, pasi ka dërguar të birin redaksi më redaksi për të paguar pronarët e mediave, tani ka filluar i sulmon publikisht emër për emër, ata të cilët nuk i ka blerë dot.

  5. Komplimente per kurajen e kesaj magjistrateje! Njerez qe kane formim profesional,kane edhe guximin per te denoncuar padrejtesite. Sidomos ne fushen e drejtesise! Nderkombetaret duhet te prononcohem dhe t’i dalin ne mbrojtje ketij rasti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *