• |
ide | kryesore

Elbasan/ Shkoi për të hedhur mbeturinat te koshi, rrëshqet dhe gjen vdekjen 61-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 28 Nëntori të Elbasanit.

Një person i moshës 61-vjeçare dyshohet se duke hedhur mbeturinat tek koshi i plehrave ka rrëshqitur dhe ka gjetur vdekjen.

“Më datë 21.01.2022, rreth orës 21:06, njofton urgjenca e spitalit Elbasan, se shtetasi Q.K , 61 vjeç , banues në lagjen 28 Nëntori, Elbasan, dyshohet se duke hedhur mbeturinat tek koshi i plehrave ka rrëshqitur dhe ka gjetur vdekjen.” – bën me dije policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *