• |
ide | kryesore

Emrat e parë/ Kush pritet të garojë në 6 bashki për PS, PD dhe Berishën

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Me shpalljen e datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki filluan të qarkullojnë emrat e parë të kandidatëve. Partitë më të angazhuara në këtë proces duken PS, PD-ja e Bashës dhe Komisioni i Rithemelimit të Berishës.

Partitë e më të vogla në kampion opozitar janë në pritje të telefonatave, përveç LSI që tashmë e ka bërë të qartë se ka prerë çdo rrugë bashkëpunimi me Lulzim Bashën. Burime nga kjo forcë i thanë lapsi.al se në orët e fundit është duke u diskutuar për të dalë me kandidatë të saj ose në koalicion me Berishën.


Në korridoret e partive kanë nisur të lakohen edhe emrat e kandidatëve sidomos në bashkitë e mëdha si Durrësi dhe Shkodra. Partia Socialiste mblodhi të premten kryesitë e saj lokale në këto qytete. Burime nga këto mbledhje thanë se PS do të garojë me 2 gra.

Sfida për Durrësin

Në qytetin bregdetar të Durrësit do të konfirmohet Emirjana Sakon, e cila është është aktualisht e komanduar si kryebashkiake. Në Durrës fitoi në zgjedhjet e 30 qershorit 2019 Valbona Sako e cila pak muaj më pas dha dorëheqjen në kulmin e tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit.

Emirjana Sako merr drejtimin e Bashkisë Durrës - Vizion Plus
Emirjana Sako

Vendin e saj e zuri Zhuljen Varfaj, por edhe ai u largua shumë shpejt për shkak të disa problemeve shëndetësore. Në krye të bashkisë u komandua Emirjana Sako që është përfolur si një e besuar e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

Në krahun tjetër, Lulzim Basha duket se ka vendosur që të nxjerrë në garë kreun e PD-së së Durrësit, Luan Hoti. Ka qenë më parë Sekretar i Përgjithshëm i Kësaj dege dhe mori drejtimin pas largimit të Ferdinand Xhaferrajt që fitoi mandatin e deputetit.

Luan Hoti

Për Durrësin, nga Komisioni për Rithemelimin e PD-së po përflitet si kandidat urbanisti Ardian Muka. Ai ka qenë anëtar i Kryesisë së PD, Nënkryetar i PD Durrës nga 2007-2012 anëtar i Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë, etj. Megjithatë Komisioni i Rithemelimit ka deklaruar se do të mbajë primare dhe deri atëherë shumë nga emrat mund të ndryshojnë.

Përballje e fortë edhe në Shkodër

Shkodra pritet të jetë një tjetër betejë e fortë. Partia Socialiste pritet të garojë me një tjetër grua. Ajo është Majlinda Angoni e cila është aktualisht prefekte e këtij qarku.

majlinda angoni - Shqiptarja.com
Majlinda Angoni

Interesante pritet të jetë sfida edhe në kampion opozitar. Komisioni i Rithemelimit mund të kandidojë me Voltana Ademin që e mbajti detyrën në krye të bashkisë edhe pse në 30 qershor fitoi Valdrin Pjetri i PS.

Ai nuk e mori mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizmit. Ademi ka qenë një mbështetëse e “Foltores” së ish-kryeministrit Berisha dhe Kuvendit të 11 dhjetorit në Air Albania, por edhe ajo do të duhet t’u nënshtrohet primareve.

Voltana Ademi është dhe duhet të vazhdojë të jetë kryebashkiake e Shkodrës - Exit | Shpjegon Shqipërinë

Voltana AdemiNë kampin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ende në dilemë mes emrit të i ish-deputetes Izmira Ulqinaku, kryetarit të PD-së Xhevdet Amuli dhe ish-kryetarit të këshillit bashkiak Xhemal Bushati.

Bashkitë e tjera

Mersin Murati pritet të jetë kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vorës. Ai ka mbajtur detyrën e prefektit të Tiranës. Pas shpalljes në kërkim të ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku, kjo bashki u drejtua nga Gentian Picari.

Edhe në Lushnje, njësoj si në Durrës, PS-ja pritet të prezantohet nga kryetarja e komanduar në këtë bashki, Eriselda Sefa. Ajo mori detyrën pas arrestimit për korrupsion të ish-kryebashkiakut Fatos Tushe.

Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen për tu bërë deputet, por nuk ia doli. Ende nuk kanë dalë emra kandidatësh.

E njëjta situatë edhe në Rrogozhinë ku kryebashkiaku Haxhi Memolla u nda papritur nga jeta dhe për pasojë në krye të bashkisë u komandua Edison Memolla. ©LAPSI.al

LEXO EDHE:

Zbulohet strategjia që do të ndjekë Berisha për zgjedhjet e pjesshme lokale

Data e zgjedhjeve/ Caku i fundit i betejës Basha- Meta

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

4 Comments

  1. Cilado opozitë shqiptare që do të konkurojë qoftë edhe në këto zgjedhje të pjesëshme lokale, e ka të vështirë të fitojë në drejtimin administrativ të zgjedhjeve nga regjimi i Ramës.
    Përse ?
    Sepse “drejtësia e reformuar” jo vetëm që nuk ndëshkoi masakrat zgjedhore të Ramës, por është e angazhuar vetëm që të godasë opozitën.
    Të vetmit politikanë “të ndëshkuar”, jo nga drejtësia po nga partia socialiste, janë Tom Doshi e Vangjush Dako, edhe këta , vetëm pasi u shpallën nga SHBA persona non grata.
    E kam futur në thojza fjalën “të ndëshkuar”, pasi ata në fakt vetëm formalisht u larguan nga formacionet e PS, por ama që të dy vazhduan ti grumbullojnë vota PS, me mjetet e tyre korruptive.
    Dëmin më të madh ja bëri opozitës cilësimi “nongrata” i udhëheqësit historik të PD, që shkaktoi përçarjen e ndarjen në dy grupe të kësaj partie.
    Në gjykimin tim, deri në 9 shtatorin e vitit të kaluar, e kam pasur me dyshim këtë veprim të DASH, për faktin se në deklaratat e saj publike, ka cilësuar qeverinë Rama si një qeveri të korruptuar e të pa aftë në luftën kundër kriminalitetit, e jo ish qeverinë Berisha, për të cilën kandidatja demokrate për presidente, Znj.Hillari Klinton, pat deklaruar se në Shqipëri funksionon shteti demokratik, apo një ambasador kishte vlerësuar Berishën si burrë shteti e Bashën si një yll në ngjitje të politikës shqiptare.
    Janë këto fakte pra që më surprizuan kur dëgjova shpalljen non grata të Berishës, e bile e quajta “hero” që deklaroi se ishte i gatshëm të vetësakrifikohej duke mos e ngarkuar partinë e tij, me këtë akuzë, por që do ti bënte ballë vetë në rrugë gjyqësore.
    Ky “heroizëm” mori fund me momentin kur Basha , ju bind kërkesës amerikane që ta largonte ish shefin e tij nga grupi parlamentar i PD.
    Duke ndjerë mesa duket që kjo situatë, nga akuzues i Blinkenit, mund të kthehej në akuzë penale për te, ndërmori foltoret e famëshme me të ashtuquajturit ish drejtues të grupeve lokale të PD që nga 1991-shi, ose shtresa të nivelit të ultë që akoma kanë në ndërgjegjen e tyrë të fiksuar propogandën komuniste për “imperializmin amerikan”
    Thirrjet në çdo foltore të një grupi të vogël militantësh, “O Sali o hero , gjithë Shqipëria ty të do”, ngaqë kam përjetuar kohën kur turmat dele të shqiptarëve brohorisnin “Parti Enver, jemi gati kurdoherë”, në vënd që të më bënin të vlerësoja Berishën, më krijuan ndjenjë e neverisë, veçanërisht kur e shihja ate që nën këto thirrje të lumtorohej e të ngrinte të dy duartë me dy gishtërij lartë si simbol të fitore së demokracisë.
    E si mund të qenka ky simbol i fitores së lirisë e demokracisë, kur përdoret për kultin e individit ?
    Gjatë gjithë retorikës së Berishës në foltoret , dëgjoje vetëm vetëlëvdata, e sharrje primitive për politikanin Basha, që ai e pat përzgjedhur , ngarkuar me detyrat më të rëndësishme, rekomanduar e votuar si shefi i ri i partisë, e deri në zgjedhjet e 2021-shit mbrenda PD që publikisht deklaroi votën e tij për Bashën.
    Po i le mënjanë foltoret se tek e fundit janë një formë demokratike e ballafaqimit.
    Hajde po e justifikojmë edhe lojën jo transparente të Kuvendit në stadiumin e Ramës apo referendumin për shkarkimin e Bashës nëpër kafene, pa asnjë arbitër të pa anshëm e në mungesë të alternativës kundërshtare.
    Po si është e mundur që të organizonte Berisha një sulm të dhunshëm për rimarjen e selisë së PD, sikur po sulmonte kështjellën e Krujës ?
    I kam parë me hidhërim të thellë të filmuara e të dhëna live nga televizionet shqiptare. pamjet nga ngjarja e shëmtuar e 8 janarit.
    Ishte një sulm ku e ku më i dhunshëm e më i ndyrë (sepse ishte kundër pjestarëve të së njejtës familje politike), sesa sulmi i 21 janari të 2011-tës.
    Dëgjoj nëpër televizionet shqiptare disa mbështetës të Berishës që përsërisin si papagej fjalët “Lulëzim brava” duke dashur me këtë të “kriminalizojnë Bashën.
    Një mendësi idioteske.
    Qenka krim që ti vesh bravë derës ku punon, apo edhe të blindosh dyertë, pasi ke marë ultimaumin se do të vijmë e të hedhim me dhunë në Lanë, e nuk qenka krim që të shkatërosh, brava e thyesh dyer, të thyesh xhama e të sulosh duke u ngjitur me shkallë deri në katin e dytë me trastën mbushur me copa betoni për tja hedhur ish kolegëve në kokë.
    Po të mos kishte qene ndërhyrja , ndonëse shumë e vonuar e policisë, njerëzit e nxitur për dhunë nga Berisha, mund të ishin futur edhe në katin e dytë, e as budallai më i trashë nuk do të besonte se Basha e kryesia e PD do të largoheshin me “pekule” siç deklaroi me cinizëm “heroi” revolucionar bollshevik.
    Edhe kësaj ndërhyrje të vonuar të policisë, ja gjeti nofkën revolucionari.
    “Peng Basha” në bashkëpunim me “kreun e meduzës”, sulmuan dhunshëm “popullin demokrat”, kur u panë nga sytë e milionave shqiptarë live, se protestuesit nuk ishin 50 mijë sa çkishte deklaruar Berisha, por as edhe nj[ mijë e nga këta , vetëm nja 30-40 syresh, sulmuan me mjete të dhunëshme

  2. Do shikoni nga te gjitha krahet kandidat te lloj lloj surrati , lloj lloj plehrash qe nje here garojne majtas e nje here tjeter dalin djathtas e pasta rikthehen per te bere ciklin e dyte . Pa ikur llumi qe drejton kete vend nuk behet e nuk ka per tu bere Shqiperia .

  3. Shume e vertete . Me emrat qe po degjojme te lakohen keto dite po e njejta situate do jete perseri .
    Te njejtat surrate qe kane dredh bythen sa andej kendej , te njejtet horra e te njejtet kriminela me fillore qe hiqen si te shkathet . Veshtire se behet ky vend pa largime masive te politikaneve qe jane sot ne terren .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu