• |
ide | kryesore

“Kthehem te populli i 2 marsit”/ Meta: Pas 24 korrikut do të garoj në zgjedhje

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta këtë të premte ka qenë në Korçë dhe ka dhënë një deklaratë për mediat, ku është shprehur se do të garojë në zgjedhjet e para pasi të heq kostumin. Pas 24 korrikut, Meta tha se do të kthehet te populli i “2 Marsit”. Ai shtoi se zgjedhjet e 25 prillit nuk u fituan nga Rama por u shitën.

“Nuk kam asnjë koment për çështje që janë në proces. U uroj të gjithëve qytetarëve të Korçës mbarësi. Jo nuk kam asnjë interes se çfarë do vendosë Gjykatya Kushtetuese për vendimin e parlamentit për të shkarkuar presidentin. Do të vazhdojmë deri më 24 korrik. Mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit dhe këto makinat e policisë. Mezi po më pres populli i 2 marsit. Po pres t’i jap më të mirën time atij populli që mbron qytetarët shqiptarë që dalin në mes të natës në mënyrë të dhunshme në mes të rrugës”, tha Meta.



3 Comments

  1. Po te ishte per ty like fliriri nuk dilte as moma ne 2 mars, aty ishin ata qe basha kishte ne cdo proteste. Kur nuk mblodhi as sala njerez per protesatat e tij, jo me nje malok skrapari si ty.
    Makinerit di ty per fat te mire jane me date skadence dhe ty kjo date te ka mbaruar me kohe, perpjet hidhu se ne pushtet ajo palaco parti e familjes tende nuk vjen me

  2. Po mor po , populli i 2 marsit ty po te pret .
    Ju politikanet jeni te gjithe plehra dhe antishqiptar, vetem xhepi dhe pushteti juaj ju intereson .

  3. Sa here ti del e flet para kamerave o Like , leviz ne varr Dritan Prifti i ndjere , e “thote” me ze te larte mos e besoni kete mashtrues se edhe kur doli me ze e figure me bllok ne dore kerkoi te na mbushte mendjen se cdo gje ishte e “sajuar”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *