• |
ide | kryesore

Lefter Koka shfaq probleme në zemër, transferohet në spitalin e burgut

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i arrestuar prej me shume se nje muaji ka shfaqur probleme shendetesore.

Ai ka shfaqur problem me zemrën dhe çrregullime të sistemit Kardiak. Mësohet se ai është transferuar në spitalin e burgjeve ditën e djeshme.

Lefter Koka u arrestua me 14 dhjetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.



6 Comments

  1. Neser e cojne ne spital privat se ai i burgut nuk e sheron dot ate diagnozen qe do ti nxjerrin mjeket rilindas te spitalit te burgut

  2. Nuk ka statistika qe jajdutet te vdesin nga zemra eshte vetem shqetesim ngaqe nuk po vjedhin me teper,…..nuk bie rrufeja ne hale

  3. Gjithmone sa hyjne ne burgje, fillojne te ken problem me shendetin.Si ka mundesi?Keta duhet te kalben ne burg dhe tu konfiskohet e gjithe pasuria qe kan vjedhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *