• |
ide | kryesore

Ministri i Brendshëm serb: Ky njeri kishte në plan të vriste Vuçiç

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm serb Aleksandër Vulin deklaroi se ka marrë informacione se një grup i kryesuar nga lideri i klanit “Kavaç”, Radoje Zvicer kishte qëllim eliminimin e presidentit Aleksandër Vuçiç, shkruan gazeta serbe “Danas”.

Vulin tha se Ministria e Brendshme është informuar zyrtarisht më 14 janar, me shënimin “Urgjente” përmes Europolit, për ekzistencën e informacionit operativ se një grup i organizuar kriminal, i përbërë nga anëtarë nga vende të ndryshme, kishte për qëllim vrasjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

RADOJE ZVICER AS IF HE FELL INTO THE EARTH! Where did the couch leader go? He
Radoje Zvicer

“Pasi u bindëm për vlerën e informacionit të marrë, anëtarët e Ministrisë së Brendshme, së bashku me përfaqësuesit e Europol-it dhe shërbimeve partnere, nisën një aksion gjithëpërfshirës për përcaktimin e identitetit të të gjithë anëtarëve të kësaj organizate kriminale që kishin si synim vrasjen e presidentit Vuçiç”, – tha ai.

Vulin deklaroi se në krye të kësaj organizate kriminale është shtetasi malazez Radoje Zvicer, organizatori dhe lideri i klanit Kavaç, për të cilin Serbia tashmë ka lëshuar fletërrestin. Sipas Vulin, Zvicer është përgjegjës për kontrabandën dhe shitjen e paligjshme të drogës, si dhe për vrasjet e kryera në Serbi, Mal të Zi dhe vende të tjera.

Aleksandar Vulin
Aleksandër Vulin

“Nëse Radoje Zvicer ka mbledhur dhe organizuar këtë grup, apo organizatë kriminale, për të vrarë Vuçiçin me mendjen e tij apo nëse ka marrë urdhër nga lideri i tij politik, do ta tregojë hetimi.

Deri atëherë, anëtarët e MPB-së dhe BIA-s do të informojnë Prokurorinë për Krimin e Organizuar për çdo informacion, por edhe në bashkëpunim me strukturat e inteligjencës ushtarake do të bëjnë gjithçka për të ruajtur rendin tonë kushtetues, për të ruajtur jetën e përditshme, por edhe sigurinë dhe jetën e Presidentit Vuçiç”, – përfundoi Vulin. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Perralla me serbe.
    Po keta i kontrollon vete BIA.
    Kujt ja mbane ta mendoje si ide???
    Jo me te sulmoje njeri buzevichin.!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *