• |
ide | kryesore

Moti i keq pushton Shqipërinë, mbyllet Rruga e Arbrit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ende pa nisur mirë reshjet e borës, ARRSH njofton mbylljen e qarkullimit në Rrugën e Arbrit për shkak të rrezikshmërisë që paraqet tuneli i Murrizit. Në njoftim thuhet se ky aks do të qëndrojë i mbyllur deri në një moment të dytë.

“Për shkak të reshjeve të dëndura te dëbores gjatë gjithe nates dhe në vazhdim + temperaturave shumë të ulëta, kalimi ne Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshem. Për këtë arsye RRUGA E ARBRIT DO TË JETE E MBYLLUR deri në një komunikim të dyte! Ju faleminderit”, njofton ARRSH.

ARRSH ka njoftuar po ashtu se reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.



1 Comment

  1. mire qe ka shtet dhe e merr mundimin ta mbylli kur paraqet rrezik e jo sic behej dikur qe liheshin njerezit ne meshire te fatit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *