• |
ide | kryesore

NATO hedh poshtë kërkesën e Rusisë për të tërhequr forcat nga Rumania dhe Bullgaria

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit

NATO-ja hodhi poshtë të premten kërkesat ruse për të tërhequr forcat e saj nga Rumania dhe Bullgaria ndërsa vazhdonin përpjekjet diplomatike për të parandaluar një luftë në Evropë në kushtet kur Rusia ka grumbulluar rreth 100 mijë trupa pranë kufijve të Ukrainës.

“NATO-ja nuk do të heqë dorë nga e drejta për të mbrojtur njëri-tjetrin, përfshirë praninë e trupave në pjesën lindore të aleancës,” tha në një deklaratë zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.


Moska ka kërkuar garanci ligjërisht të detyrueshme nga NATO-ja se ajo do të ndalojë zgjerimin dhe do të kthehet në kufijtë e vitit 1997.

Më herët të premten, ministria e jashtme ruse tha se garancitë e sigurisë që kërkon Moska nga Perëndimi përfshijnë dispozita që kërkojnë që forcat e NATO-s të largohen nga Rumania dhe Bullgaria.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje se çfarë do të thoshte kjo për Bullgarinë dhe Rumaninë, të cilat u anëtarësuan në NATO-n pas vitit 1997, ministria tha se Rusia donte që të gjitha trupat e huaja, armët dhe pajisjet e tjera ushtarake të tërhiqeshin nga ato vende.

NATO-ja i hodhi poshtë këto kërkesa, duke thënë se një gjë e tillë do të krijonte aleatë të dorës së parë dhe të dytë të NATO-s, gjë që aleanca nuk mund ta pranonte.

“Ne hedhim poshtë çdo ide për sfera ndikimi në Evropë. Ne gjithmonë do t’i përgjigjemi çdo përkeqësimi të mjedisit tonë të sigurisë, edhe me forcimin e mbrojtjes sonë kolektive,” tha zëdhënësja e NATO-s.

“NATO-ja është vigjilente dhe vazhdon të vlerësojë nevojën për të përforcuar pjesën lindore të Aleancës sonë.”/VOA/

2 Comments

  1. ka fillu shitjen amerika

    pervc ukraines, afganistanit, dashkan me shit edhe bullgarine rumanine ,vendet balltike

  2. TE MENDOSH FLASESH DHE VEPROSH PER SHPETIMIN E TJETRIT SIC THOT I MALLI ZOT ESHTE SHPETIM JO HUMBJE PER TY O NJERI thotë:

    Lind pytja. Ne keto rrethana konkurence me perfundim shkatrrimin ndeshkimin .a ka shpetim .pergjigja eshte po .perderi sa .ALLAHU LEJON MENDIMIN FJALEN DHE VEPREN E MIRE TE MENDOHET.FLITET DHE VEPROHET.EDHE RRUGET E SHPETIMIT.ZGJILLJEVE JAN TE HAPURA MUNGON VETEM ANGAZHIMI VETEM SI THOT I MALLI ZOT.SHKAKU I KETI RALITETI ME PERFUNDIM EKSTREM ESHTE LARGIMI NGA RRUGA DREJT.E PER KET SNA KA FAJIN ZOTI AS DIJETARET AS NJERZIT E MIRE PER ZGJELLJEN E KEQE DHE ANGAZHIMIN E KEQ QENJERZIT BEJN .KUSH DON SHPETIM SHPETIMIN E JEP VETEM ZOTI MALLERISHEM KRIJUESI I TIJE.MUNGON ME E LEHTA PER TE GJITH VETEM ANGAZHIMI NE MENDIME FJAL VEPRA SI THOT I MALLI ZOT JO EGOJA PER PUSHTET PARA INTERES. KINI FRIK ZOTIN O NJEREZ LARGOHUNI NGA .PADREJTESIJA.MOS NGARKONI VETEN ME MEKATE.PA NEVOJ.DUKE PASUR MUNDESI SHPETIMIN TUAJ .MENDONI O NJEREZ NDIKUES SE ASHTU SI JENI JU NE GJITHA PIKPAMJET SI LOGJIK DESHIRA KRIJIM FUNKSION TE DREJTA JAN TE GJITH NJERZIT DHE GJALLESAT.NUK KENI PERPARSI TEK I MALLI ZOT ASKUSH JENI BARABAR.KUJDESNI HAKUN NDAJ GJITHCKAJE SE I MALLI ZOT NE MERR NE PERGJEGJSI.ZOTI MALLERISHEM SEJCILIN NGA NE E BERI PENG TE VEPRAVE TE TIJE NE MENDIME FJAL VEPRA.SI PERGJEGJSI. DUAJENI VETEN MOS U ZHGENJENI DHE DO TA DONI NE FAKT VETEM NESE VEPRONI SI THOT I MALLI ZOT KUR TE DESHIRONI PER TJETRIN ATE CFAR DESHIRONI PER VETEN TUAJ.RRUGET E SHPETIMIT TASHME JAN TE HAPURA PER TE GJITH ME PERJASHTIM TE ATYRE QE NUK DESHIROJNE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu