• |
ide | kryesore

Policia kërkon ta arrestojë, qeveria i jep 150 milion lekë të tjera Klodian Zotos

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Edhe pse është në arrati, nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave, Klodian Zoto ka marrë këtë të enjte nga Ministria e Infrastruktuës, 150 milionë lekë të vjetra.

Ditën e Enjte, në 20 Janar 2022, qeveria, nëpërmjet Ministrisë së Infrastrukturës, ka paguar 150 milionë lekë të vjetra për shoqërinë “Integrated Technology Service”, e cila është nën sekuestro me urdhër të Gjykatës Kundër Korrupsionit.


Sipas të dhënave të Thesarit të Shtetit, pagesa është kryer në kuadër të shërbimeve që kompania kryesore e Klodian Zotos po jep për ndërtimin e landfillit të Sherishtës, në qytetin e Vlorës. Në qershor të vitit 2020, kompania “Integrated Technology Service”, së bashku me një kompani italiane, u shpallën fitues të një tenderi të zhvilluar tërësisht në errësirë për ndërtimin e landfillit të mbeturinave në qytetin bregdetar jugor.

Fondet për ndërtimin e këtij landfilli, në vlerë rreth 10 milionë euro, janë siguruar nga qeveria shqiptare nëpërmjet një kredi të bankës gjermane, KFV. Tenderi është zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Mbetjeve, e cila në kohën e procedurave drejtohej nga Alqi Bllako, sot deputetet i Partisë Socialiste dhe i cilësuar si një prej personazheve kyç në aferën e inceneratorëve.

Për zhvillimin e tenderit të landfillit të Sherishtës nuk ka pasur asnjë të dhënë publike nga autoritetet shqiptare. Deri më tani, “Integrated Technology Service” e Zotos ka përfituar rreth 1.5 miliardë lekë të vjetra për ndërtimin e landfillit të Vlorës.

Pagesa e kryer në mesin e kësaj jave është e para që përfiton kompania e Klodian Zotos, pasi ai u shpall në kërkim, në mesin e Dhjetorit 2021. Zoto, së bashku me bashkëpunëtoren e tij, Stela Gugallja, dyshohen për veprat penale të pastrimit të parave dhe korrupsionit aktiv në procedurat për koncensionin e inceneratorit të Elbasanit.

Ndaj tyre ka një urdhër arresti në fuqi, ndërkohë që dyshja Zoto-Gugallja janë në arrati. Kryeministri Edi Rama, i pyetur më herët nga media lidhur me vijimin e pagesave për “klanin e inceneratorëve”, u deklarua i sigurt se do të vijonin të paguheshin qindra milionë lekë të shqiptarëve për Zoton, Gugalljan dhe bashkëpunëtorët e tjerë të tyre./Syri

4 Comments

  1. Ne 400 million dollare, ka per te tere hienat.

    Keto jane pasojat e monizmit rilindas.

    Burgjet mbushen me fukarenj.

  2. Te inceneratoret jane te zhytur te gjithe ne mut, te gjithe te korruptuar ne kete shtet te varfer.
    Cdo gje eshte e organizuar nga mjeshtra, ashtu sikurse kontratat qe po u prishen , shteti shkon ne arbitrazh.
    Cdo gje eshte bere me qellim dhe cdo gje me OK nga lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu