• |
ide | kryesore

Presidenti në Korçë, Rama: Çfarë mund të bëjë tjetër Meta veçse të shpërndajë dekorata pa vlerë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një komunikim me qytetarët në platformën Facebook. Gjatë komunikimit me qytetarët, kreu i qeverisë komentoi vizitën e presidentit Ilir Meta në Korçë. Rama tha se Meta nuk mund të bëjë asgjë tjetër përveçse të shpërndajë dekorata pa asnjë vlerë.

“Për çfarë të përgjigjet Ilir Meta për 21 Janarin. Çfarë mund të bëjë tjetër Ilir Meta veçse të shpërndajë dekorata. Dekorata pa asnjë vlerë që janë një tallje e madhe për ata njerëz”, deklaroi Rama.

Rama u shpreh se drejtësia do të veprojë për 21 Janarin duke e rihapur dosjen ashtu si bëri me Gërdecin.

“Drejtësinë do ta bëjë drejtësia dhe Gërdeci është rihapur. Si mund ta kesh ndjekur dhe mbase e ke ndjekur, gjykata e rihapi duke thënë një fjalë shumë të madhe. Durim dhe jam i bindur dhe gjykata do thotë 21 Janari nuk është gjykuar. Gjyqe të kësaj natyre edhe në vende me drejtësi të konsoliduar marrin shumë kohë”, u shpreh Rama.



5 Comments

  1. Ai shperndan dekorat por nuk vjedh si ty o mashtrues ordiner . Nuk vjedh se ska se çte vjedhe se normalisht te gjithe jeni hajduter dhe antishqiptar .

  2. Nje popull qe voton nje ish piktor te deshtuar nje sportist stoli , te gjitha kto pozicione dhe dipllome per hater te babait dhe spiro kolekes dajua i nenes, ky identitet halucionant surrugato te qeverise shqiptaret qe e kane zgjedhur me mire te hapet gropa sic eshte hapur e ti gelltise te gjithe brenda ,…… popull i mbaruar kot qe ben hije

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *