• |
ide | kryesore

Qeveria e Kosovës pritet të miratojë masa të reja në luftën ndaj pandemisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Qeveria e Kosovës pritet të miratojë ditën e sotme masa të reja për luftimin e Covid-19, pas rritjes së numrit të rasteve të infektimit në këtë shtet.

Vendimi i ri pritet të hyjë në fuqi më 22 janar.


Në mesin e vendimeve që pritet të merren është edhe ai se qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të kenë edhe dozën përforcuese.

Ata që nuk kanë dozën përforcuese, duhet të kenë test negativ të llojit PCR, të vlefshëm për 48 orë.

Kufizimi i qarkullimit pritet të aplikohet nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Ndryshime pritet të ketë edhe sa i përket procesit mësimor.

Të gjitha institucionet e arsimit para-universitar duhet të zhvillojnë mësimin sipas skenarëve të përcaktuar më herët, varësisht prej gjendjes nëpër klasa.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu