• |
ide | kryesore

“Si prisni që Ilir Meta të përgjigjet për 21 janarin?”- Kryeministri Rama paralajmëron rihetim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama ka ironizuar Presidentin Ilir Meta i cili në këtë 21 janar ishte në Korçë dhe kur u pyet për gazetarët, nuk dha asnjë përgjigje për 11 vjetorin nga vrasja e katër protestuesve.

“Si prisni që Ilir Meta të përgjigjet për 21 janarin? E vetmja gjë që mund të bëjë tjetër përvecse të shpërndajë dekorata, dekorata pa asnjë vlerë, kuptim e përmbajtje që janë një tallje e madhe me ata njerëz që për fat të keq shkojnë akoma e marrin dekoratat e Ilir Metës që janë bosh në kuptim përmbajtje e vlerë”, tha Rama.

Ndërkohë lidhur me hetimet për vrasjet në 21 janar 2011, Rama tha se ka bindjen që gjykata do ta rihapë si çështje për t’u rihetuar.

“Jam i bindur që më herët se sa vonë gjykata do thotë që jo, 21 janari nuk është gjykuar”, duke iu referuar këtu edhe rihapjes së hetimeve për Gërdecin.

“Gjyqe të kësaj natyre tragjedi të kësaj natyre dhe në vende me drejtësi shumë të konsoliduar marrin shumë shumë kohë por nuk vonojnë”, tha Rama.



7 Comments

  1. Duhet ta rihap thote palloshi. Dhe si mendoni ju se do veproje drejtesia? E thjeshte do ta rihap , do ta zgjas ne kohe dhe do i ven kapak pusete se rihapur siç kane bere ngahera . Besoni tek keta o popull besoni , ju vriteni e varferoheni keta psurohen dhe abuzojne akoma me shume me ty . Ta gezoni 1 prillin o popull 1 prillsh .

  2. Do ti hash karin Metes sic ja ke ngrene gjithe keto vjet pasi ne saje te Ilir Metes he aty ku je o mosmirenjohes

  3. Dale dale se skeni pare gje akoma.

    Ne fakt rigjykimi i 21 Janarit do i sherbeje me teper Berishes se Luli eshte ministri pergjegjes. Ai duhet te jepte urdherin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *