• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë në Shkodër, qëllohet në drejtim të një lokali

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës informon se një person ka qëlluar për motive të dobëta në drejtim të një lokali. Shtetasi Kristian Kroni ka qëlluar në drejtim të lokalit të shtetasit Nikollë Dushaj. Nuk ka persona të lënduar nga ngjarja dhe policia ka identifikuar e shpallur në kërkim autorin.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Qëlloi me armë zjarri për motive të dobëta në drejtim të një lokali, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.

Më datë 21.01.2022, rreth orës 20:40, në lagjen Skënderbeg, shtetasi K. K. ,për motive të dobta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali “Bar-Kafe” në pronësi të shtetasit N. D.

Nga verifikimet paraprake nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *