• |
ide | kryesore

Bardhi: KLP i ka hapur rrugën për në SPAK prokurorit që i shërbeu bandave

-Instant, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas padise ndaj Këshillit të Lartë i Prokurorisë ku e akuzon se në shkelje flagrante i ka hapur rrugën për në SPAK prokurorit Alfred Shehu që sipas tij i shërbeu bandave dhe Taulant Ballës në zgjedhje, duke u kapur në flagrancë duke mashtruar. Alfred Shehu ishte prokurori që hetoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit përpara zgjedhjeve të përgjithshme ndërsa më pas kaloi vetingun dhe u përzgjodh në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Sonila Muhametaj, që ishte një nga tre kandidatet për dy vendet e lira në SPAK paditi KLP-në për mënyrën e renditjes dhe përzgjedhjes së Alfred Shehut dhe Elvin Gokajt.

Duke shtuar disa pyetje, Bardhi shkruan se përgjigja e këtyre pyetjeve nga drejtësia do të ndajë qartë nëse sistemi i ri i drejtësisë do t’u përkasë përfundimisht pushtetit dhe bandave, apo miliona euro dhe dollarë u shpenzuan që sistemi t’u shërbejë qytetarëve.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *