• |
ide | kryesore

Berisha: As Ramiz Alia nuk guxoi ta merrte peng opozitën si Edi Rama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lideri historik dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe këtë të shtunë i është rikthyer akuzave ndaj Lulzim Bashës, duke e konsideruar një njeri të marrë peng nga kryeministri Edi Rama si pasojë e afera ekonomike që është përfshirë. Nga “Foltorja” e Mirditës, ish-kryeministri Berisha tha se Shqipëria ndodhet sot në një monizëm dhe që situata që paraqitet është më e keqe se në vitin 1991.

“Ne ndodhemi në një monizëm të shëmtuar, tashmë jo aq të bazuar në doktrinën marksiste dhe leniniste, por të bazuar te krimi, droga dhe vjedhja, te varfërimi juaj dhe i qytetarëve shqiptarë. Unë do ju paraqes këtu një tabelë, e cila është e vitit 2020 ku tregohet se pushtetit i kreut të Meduzës është 10 për qind më i madh se ai i diktatorit të fundit, Ramiz Alisë. Kjo është e vitit 2020, por në vitin 2022 ata morën peng kreun e opozitës për aferat e tyre, ndaj ky pushtet tani është të paktën 20 për qind më i madh se ai i diktatorit komunist. Sot më shumë se kurrë një mision i madh ju thërret ju dhe shqiptarët kudo që janë, të largojmë, të përmbysim sistemin monist në Shqipëri. Të rivendosim lirinë dhe vlerat e saj. paralelet me fundin e diktaturës janë absolutisht identike. Në vitin 1991, diktatori i fundit me mjetet e tij nga mëngjesi deri në darkë fliste për demokraci dhe procese demokratike. Sot ndodh e njëjta gjë. Në vitin 1991, burra të shquar më deklaronin se Ramiz Alia është një Gorbaçov i Ballkanit. Unë u thosha se ai ka skuqur vendin me gjakun e të rinjve. Ata mbeteshin. Unë u thosha se ka firmosur për pushkatimin e 27 intelektualëve shqiptarë pa gjyq dhe ata habiteshin. Pa dyshim, ndryshonin mendim”, tha Berisha.


Ai theksoi se as Ramiz Alia nuk e bëri atë që po bën Edi Rama në vitin 2022, duke marrë peng opozitën.

“Alia nuk e mori peng kurrë opozitën. Në vitin 1991 ishim opozitë e vërtetë dhe fituam me një revolucion plebishitar dhe paqësor,” tha Berisha.

Lideri historik i demokratëve e konsideroi këtë një mënxyrë të vërtetë për kombin shqiptar që ka vetëm një qëllim që ta lejë këtë vend pa opozitë. Ai tha se qeveritë në çdo vend të botës bëjnë gabime dhe kanë një shkallë të caktuar korrupsioni, por është opozita ajo që u qëndron përballë, duke u vendosur në anën e qytetarëve dhe që ngrihet me guxim dhe i denoncon ato.

“Çfarë po shohim në së bashku këto tre muaj, shkojnë dhe rrafshojnë shtëpitë e njerëzve që i kanë ndërtuar me djersën e ballit me një vendim qeverie që nuk ndodh në asnjë vend të botës. Çfarë po ndodh pse është mënxyrë pseudopluralizmi, 800 m2 katror në portin kryesor të Durrësit, në portin që ka të sintetizuar më shumë se çdo entitet tjetër historinë e këtij kombi. Tani duan të ndërtojnë pallate një arab i falimentuar në shumë vende të tjera me Edi Ramën dhe Lulzim Bravën. Kush kërkon të na shesë ne për pluralizëm Lulzim Bravën dhe Lulzim Kimikun”, tha ai.

3 Comments

  1. Na ke ca trapin me kete punen e pengut Sale. Ti na e solle kete kingun dhe e vure ne fron dhr deri me 9 shtator nuk ishte peng. Ske faj ti mor Sali kur ka akoma pengje te karizmes tende qe kane 30 vjet qe te besojne verberisht keshtu qe ke te drejte te thuash cfar te duash vella mos e rruj por ta dish qe nuk jane te gjithe trushplare.

  2. Berisha sa kohë ka qënë në pushtet, ku e ka përdorur Erdogan për qëllimet e tij elektorale dhe pasurore, dhe këtu mund të përmendim vitin 2012 dhe 2013 kur në shkëmbimin e vizitave dhe inagurimin disa herë të tunelit të Kalimashit dhe Rrugës së Kombit arriti deri aty sa të thoshte se në dejet e shqiptarëve rrjedh gjaku turk dhe se duhet të ndjehemi krenarë se kemi gjak të përzier.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu