• |
ide | kryesore

Berisha për dyshen Erdogan-Rama: Vëllazërinë e kemi brenda vetes, të tjerët i kemi miq

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, foli nga Mirdita edhe në lidhje me vizitën e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan. Vetë Berisha e bojkotoi fjalimin e Erdogan në Kuvend, për shkak të ndërhyrjeve që ka bërë ai në proceset zgjedhore në Shqipëri. Nga Mirdita, Berisha tha se Rama po sjell influencat e rrezikshme në vendin tonë, e megjithatë përfaqësuesit diplomatikë amerikanë në vend nuk po reagojnë. Në mënyrë direkte, Berisha iu përgjigj Erdogan që foli për rregullat e vëllazërisë, kur kërkoi përndjekjen e organizatës FETO në Shqipëri.

“Erdogan tha në parlament se në vëllazëri ka rregulla. Në doktrinën islame është koncepti i vëllazërisë dhe jo i kombit. Por ne nuk e kemi pranuar këtë. Sepse gjak shqiptar kanë katolikët e Mirditës, ortodoksët e Korçës. Unë isha fëmijë dhe festonim të gjithë festat fetare. Vëllazërinë e kemi brenda vetes ne. Të tjerët i kemi miq,” tha Berisha.


3 Comments

  1. Ketu ke folur drejte.Qe ti quash turqit vellezer eshte hipokrizi. Vellezer kemi vetem shqiptaret anembane botes qe na lidh gjaku.Turqit na kan coptuar 500 vite dhe si mund ti quajme vellezer?Vertet eshte e kaluar por perse nuk ju themi vellezer gjermaneve, italianeve, apo amerikaneve etj? Sepse turqit na kan djegur, prere, na kan nderruar fene me force, na kan grabitur, na kan nderruar emrat dhe traditat dhe per hir te kesaj themi qe kemi lidhje me to?Jo kjo eshte shume gabim.Duhet te kthehemi ne identitetin tone , te mos imitojme turqit te. mos te ngaterrohemi me traditat e tyre dhe te mos behemi pupet te turqve.Kemi gjak Illyrian dhe jo turk

  2. Berisha sa kohë ka qënë në pushtet, ku e ka përdorur Erdogan për qëllimet e tij elektorale dhe pasurore, dhe këtu mund të përmendim vitin 2012 dhe 2013 kur në shkëmbimin e vizitave dhe inagurimin disa herë të tunelit të Kalimashit dhe Rrugës së Kombit arriti deri aty sa të thoshte se në dejet e shqiptarëve rrjedh gjaku turk dhe se duhet të ndjehemi krenarë se kemi gjak të përzier.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu