• |
ide | kryesore

COVID-19 në Shqipëri/ Shënohen 2,230 raste të reja, 5 humbje jete

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 5 viktima dhe 2230 raste të tjera nga koronavirusi i ri. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, janë 24,436 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Elbasani 60 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 60 dhe 77 vjeç, një qytetar nga Rrësheni 77 vjeç, një qytetar nga Saranda 80 vjeç.

Janë shëruar 1,894 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 218,679 që nga fillimi i epidemisë.



2 Comments

  1. Ka nje jave qe po vdesin 6 persone ne dite..Vaksinohuni sikurse po bejne shumice e njerezve ne shqiperi e ne bote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *