• |
ide | kryesore

FSHF nis Programin e Vullnetarëve për UECL: ja si mund të bëhesh pjesë e finales së madhe në Tiranë

-Instant, F1, Sport



Finalja e UEFA Europa Conference League, kompeticioni më i ri i organizuar nga UEFA ku garojnë skuadra europiane do të luhet në Tiranë më 25 maj të këtij viti. Përgatitjet për organizimin e kësaj finaleje kanë nisur që prej dhjetorit të vitit 2021, kur Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që kjo ndeshje të zhvillohet në një nga veprat më të mëdha infrastrukturore në Shqipëri, në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Ashtu si në të gjithë ngjarjet e mëdha sportive, të angazhuar në organizimin e këtij eventi do të jenë shumë persona, të cilët do të jenë të përfshirë në “Programin e Vullnetarëve”.

Ky program ka të bëjë me pjesëmarrjen e plot 400 vullnetarëve, të cilët do të mund të aplikojnë për të qenë pjesë e kësaj sfide finale dhe historike, për të dhënë secili kontributin e tij në këtë event gjigand dhe të rëndësishëm, ashtu sikurse do të kenë edhe mundësinë të trajnohen nga organizues të UEFA-s mbi detyrat që do të mbajnë përgjatë këtij aktiviteti, për të mësuar se si organizohet dhe zhvillohet një ngjarje e tillë me këto lloj përmasash.

Të gjithë të intersuarit për të qenë pjesë e programit të vullnetarëve do të mund zgjedhin të aplikojnë në pozicione të ndryshme të akredituara nga UEFA, si: organizues të ceremonisë, organizues të ndeshjes, teknikë, security etj dhe do të mund të aplikojnë përmes një linku që është aktiv dhe gjendet në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit (fshf.org) e që është si më poshtë:

Kreu

Drejtuesi i Projektit të UECL, Kejdi Tomori, ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e Programit të Vullnetarëve: “Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet e lindjes është një problematikë dhe është e kundërta e vendeve të perëndimit apo vendeve skandinave, ku kultura e vullnetarizimit është shumë e përhapur. Mesazhi im për këta persona është që të vijnë, të bëhen pjesë e projektit të vullnetarëve dhe ta shijojnë sepse në fund të ditës bëhet fjalë për një finale të madhe, ku secili nga këta njerëz do të japë kontributin e vet dhe më pas do të ketë çfarë t’i tregojë të tjerëve” – thotë në fjalën e tij Kejdi Tomori.

Përgjegjësja e Programit të Vullnetarëve, Edlira Jaupaj ka shpjeguar se kush mund të aplikojë në këtë program dhe mënyrën se si do të mund të aplikojnë: “Në projektin e vullnetarëve, aplikimi do të bëhet përmes një aplikimi të veçantë që do ta gjeni në ëeb-in tonë dhe më tej do të kemi të gjithë vullnetarët, studentët ose personat e interesuar do të aplikojnë përmes këtij linku dhe do të lidhen në mënyrë direkte me faqen e UEFA-s”. “Pasi të bëjmë lançimin e fazës fillestare, që është linku në ëeb dhe të tregojmë në mënyrë të saktë se si të bëhet aplikimi, do të vijojmë me një program shumë më të qartë, nëpërmjet universiteteve, komunitetit të sporteve dhe të tjera sepse gama e profesioneve apo profileve që do të mbulojnë vullnetarët është shumë e gjërë. Me vullnetarët do të zbresim edhe në detaje të tjera, kemi programe trajnimi më pas. Edhe vetë organizuesit e UEFA-s do të vijnë dhe do të aplikohen forma të ndryshme trajnimi për çdo lloj pozicioni” – përfundon përgjegjësja e projektit.

https://youtu.be/wJz2ujtR50M



1 Comment

  1. Hiqeni fjalen vullnetar por paguajini personat me ore pune! Mjaft me skllaverine, ka disa qindra vite qe eshte hequr! Turp per ty je femer dhe cfare nxjerr nga goja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *