• |
ide | kryesore

Inceneratorët / Deputetja Tabaku nxjerr dokumentin: Tender pa konkurim 10 milionë euro

-Instant, Lajme, Të fundit



Nënkryetarja e PD Jorida Tabaku ka publikuar një vendim të Këshillit Bashkiak të Durrësit, që në njërën nga mbledhjet e Janarit të vitit 2020 ka shpallur emergjencën mjedisore për shkak të mbylljes së vemdit të depozitimit të mbetjeve në Romanat. Sipas Tabakut ky dokument i jep leje nënkryetares së Bashkisë të negociojë me kompaninë e inceneratorit të Tiranës dhe sipas saj rezultati i kësaj negociate një tender pa konkurim me vlerë 10 mln euro.

“Më poshtë shkresa ku udhëzohet Bashkia se me kë duhet të negociojë dhe si duhej negociuar. Sa më shumë të gërmosh aq më shumë e kupton përfshirjen e Ramës, Ahmetaj, Gjiknurit, Bllakos, Veliaj, Kokës dhe të tjerëve në aferën e mbi 430 mln eurove. Sa do që socialistët të përpiqen të mbulojnë gjurmët e Grupit të Strukturuar Kriminal ai është përpara syve të shqiptarëve.

Koha që SPAK të veprojë! Koka nuk është vetëm se bishti i aferës kriminale”, shkruan Tabaku.

 



7 Comments

  1. Keni shume te drejte znj. Tabaku, por publikoni edhe djegjen e plehrave ne Fier nga Victoria Invest qe ka fituar pa tender 600 milione leke. Do ishte e ndershme ta benit edhe kete nese me te vertete jeni kunder inceneratoreve

  2. jorida ,je pjese e shoaqtes, denoncime nga halli sepse nuk kni as edhe 1 gram mbeshtetje !

    nuk genjen njeri me sjelljen gjoja civile, gazi kimik i 8 dhjetorit e keni njolle tere jeten

    femer e pavlere

  3. Zonja Tabaku si mbeshtetese e Bashes kam shum respekt per ti dhe te gjith familjen tende une kam qen kundra Berishes perse Na beri krietar te Partis Demokratike Lulzim Bashen me vota te manipuluara me te ndjerin Sokol Olldashi tani pas 9 vitesh humbje si mendon ti edhe sa vite ju duhet per te humbur qe te largohet nga Krietar i partis zoti Basha.

  4. Sali Berishës ndaj çdo politikani, intelektuali apo gazetari, që në betejën mes tij dhe Lulzim Bashës, nuk është në anën e tij. Pasi u është lutur për javë e muaj të tëra të kalojnë në anën e tij, pasi u ka ofruar gjithçka që të mos mbështesin Lulzim Bashën, pasi ka dërguar të birin redaksi më redaksi për të paguar pronarët e mediave, tani ka filluar i sulmon publikisht emër për emër, ata të cilët nuk i ka blerë dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *