• |
ide | kryesore

Krimi tronditës në Kuçovë/ 64-vjeçarja u gjet e zhveshur në kanal dhe e mbuluar me gjethe. Çfarë zbuloi autopsia. Policia ka disa pista hetimi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një krim i rëndë u regjistrua mbrëmjen e së enjtes në zonën e Kuçovës, ku një grua 64-vjeçare është mbytur dhe më pas është hedhur në një kanal.

Fatime Suli, banuese në fshatin Kozare, u mbyt në mënyrë makabre nga një 58- vjeçar. Burime nga Policia e Beratit bënë me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të borxheve që e moshuara kishte ndaj autorit të dyshuar, shtetasit Fetah Narra.

Gruaja 64-vjeçare nuk ishte kthyer në banesë gjatë orëve të darkës si zakonisht. Kjo ka bërë që familjarët të jepnin alarmin duke lajmëruar Policinë. Forcat e rendit u vunë menjëherë në lëvizje, duke nisur kërkimet në zonë. Gjatë orëve të vona, trupi i pajetë i gruas u gjet në një kanal gjysmë i zhveshur dhe i mbuluar me gjethe në lagjen “Havaleas”, vetëm 1 km larg banesës së saj.

Gruaja ishte e zhveshur nga mesi e poshtë.

Fillimisht u dyshua për një vdekje aksidentale, por Policia lokale nisi menjëherë hetimet, duke zbardhur edhe autorësinë e ngjarjes së rëndë. Paraprakisht dyshohet se mbytja e gruas ka ardhur për shkak të një borxhi, por Policia lokale nuk përjashton edhe pista të tjera. Ende nuk dihet se pse gruaja e vdekur u gjet e zhveshur në pjesën e poshtme të trupit.

Pas zbulimit të kufomës së 64-vjeçares, trupi i pajetë i gruas u dërgua në morgun e spitalit të qytetit, duke iu nënshtruar ekspertizës. Ekspertët mjekoligjorë kanë konstatuar se Fatime Suli ka ndërruar jetë nga asfiksia si pasojë e mbytjes. Shtetasi Fetah Narra e ka mbytur 64- vjeçaren me duar dhe pas këtij momenti e ka zhveshur nga mesi e poshtë.

Ekspertët kriminalistë nuk e kanë pasur të vështirë të zbulojnë shkakun e vdekjes së gruas për shkak të shenjave të duarve që i kishin mbetur në pjesën e fytit.Pas krimit makabër, 58- vjeçari e ka hedhur trupin e gruas në një kanal rreth 1 km larg banesës së gruas. Pas arrestimit, edhe vetë 58-vjeçari ka pranuar autorësinë duke deklaruar se nuk e kuptonte se si e vrau.

“Më ngeli në dorë, s’e kuptova se si vdiq”, mësohet të ketë thënë ai./ Panorama 

https://www.youtube.com/watch?v=qd-5mRx4sVc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *