• |
ide | kryesore

Mbyti krushkën me duar, autori: Tutat iu hoqën kur e tërhoqa zvarrë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme para gjykatës ka dalë Fetah Marra, 58-vjeçari i cili një ditë më parë mbyti dhe hodhi në kanal fqinjën e tij Fatime Suli me të cilën kishte edhe lidhje krushqie. Trupi gjykues ka lënë në burg pa afat Marrën i cili parnoi krimin e kryer.
Para gjykatës, Marra deklaroi se është penduar ndërsa shtoi se gruaja ka qenë gjysmë e zhveshur për shkak se tutat i janë hequr në momentin kur e ka tërhequr zvarrë.

“Ishte për një borxh të vogël që i kishte viktima. Shpalli pendesë në sallën e gjyqit. Për faktin se ishte gjysmë e zhveshur pretendoi se duke e tërhequr zvarrë i kanë rënë edhe tutat, kështu është shprehur para gjykatës”, ka deklaruar për mediat avokati Idriz Kazazi.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 20 Janarit në lagjen “Havaleas” në fshatin Kozare të Kuçovës. 64-vjeçarja Fatime Suli u gjet në kanal gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe. Familjarët e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk e kishin gjetur njoftuan policinë. Një orë më vonë trupi i saj u gjet rreth 1 km lar banesës.



4 Comments

  1. Ne lagjen Havale, Fetahu vrau Fatimen dhe per kete e mbron Idrizi! Tha mire ai qe iku pardje “ju kam vellezer”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *