• |
ide | kryesore

Mijëra protestojnë kundër ‘pasaportës së vaksinës’ në kryeqytetin e Suedisë

-Instant, Lajme, Planet



Dhjetra mijëra njerëz u mblodhën sot në qendër të Stockholm për të protestuar kundër dokumenti të vaksinimit pas shtrëngimit të fundit të kufizimeve nga qeveria. Megjithë numrin e madh të pjesëmarrësve grumbullimet u zhvilluan qetësisht edhe pse policia kishte paralajmëruar për përplasje të mundshme. Policia vendase e sigurisë Sapo kishte shprehur shqetësimin se “grupe neo-Naziste” dhe kundërshtarët e tyre mund të përplaseshin në Stokholm.

Të paktën 10,000 njerëz marshuan në rrugët e kryeqytetit duke brohoritur “Jo Vaksinë-Pass, duam liri”, në protestën e organizuar nga një grup i quajtur “Lëvizja e Lirisë”.  30-vjeçarja pjesëmarrëse Julia Johansson, tha se pasaporta e vaksinimit  “diskriminon kundër shumë njerëzve”.
“Ne duhet të vendosim vetë se çfarë duam të bëjmë me trupin tonë”, tha ajo për rrjetin  AFP.

Suedia ka nisur pasaportën e vaksinimit prej 1 dhjetorit por e ka bërë të detyrueshme më 12 janar.



1 Comment

  1. Shum bukur … Jepni edhe atë në Londër!

    P.S. Lapsi ju duhet të informoni më shum njerzit për helmet që po jepen si “vaksina”. Një artikull në hënë të plotë është shum pak duke pare genocidin mjeksor që po bëhet kundër popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *