• |
ide | kryesore

Ndalohet afrikani në Rinas, mbante mijëra euro në çantë

-Instant, Lajme, Të fundit



Shërbimet e policisë kufitare në Rinas kanë ndaluar një shtetas afrikan që vinte nga Dubai pasi mbante me vete një sasi të madhe parash. Autoritetet ndaluan shtetasin E.N. të cilit gjatë kontrollit në çantë iu gjetën 62 mijë euro, të cilat nuk i kishte deklaruar. Në përfundim të veprimeve hetimore, shtetasi E. N., u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Po ashtu njoftohet se policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë lodër. Pistoleta lodër e futur në një këllëf lëkure u zbulua gjatë kontrolleve në bagazh me skaner. Egjiptiani që ishte nisur për në Gjermani ishte me urdhër dëbimi nga Shqipëria, lëshuar nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *