• |
ide | kryesore

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra janë tashmë prindër

-Instant, Paparazzi, Slider



Nick Jonas dhe Priyanka Chopra janë tashmë prindër.

Çifti bëri njoftimin surprizëditën e sotme, konfirmuar se mirëpritën fëmijën e tyre të parë përmes një surrogate.

“Jemi shumë të gëzuar të konfirmojmë se kemi mirëpritur një foshnjë nëpërmjet surrogatit,” filloi deklarata.Ne kërkojmë me respekt për privatësi gjatë kësaj kohe të veçantë ndërsa fokusohemi te familja jonë. Shume faleminderit.”,- kanë shkruar ata.

Asnjëri nuk e zbuloi gjininë e të porsalindurit të tyre, por “TMZ” raportoi se surrogatja lindi një vajzë të shtunën e kaluar.

Njoftimi emocionues i çiftit erdhi vetëm një javë pasi Chopra, 39 vjeç, tregoi dëshirën e saj dhe të Jonas për fëmijë në një intervistë për “Vanity Fair”.

“Ata janë një pjesë e madhe e dëshirës sonë për të ardhmen”, tha aktorja e “Quantico”. “Me hirin e Zotit, kur ndodh, ndodh.”

Chopra dhe Jonas, 29 vjeç, janë të martuar prej tre vitesh. Ata u martuan në një aferë ekstravagante treditore në Indi.

Në mars 2020, ylli i Bollywood-it tha se megjithëse kishte një orar të “ngjeshur”, të kesh një familje është “shumë e rëndësishme” për të.

“Është diçka që unë patjetër dua ta bëj dhe shpresoj që kur të dojë Zoti, në kohën e duhur dhe të përshtatshme, do të ndodhë”, tha ajo për revistën Tatler në atë kohë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *