• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë në Athinë, qëllohen dy shqiptarë

-Instant, Lajme, Planet



Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në rajonin e Vulës në kryeqytetin grek. Sipas të dhënave paraprake nga policia helene, të shtënat me armë ndodhën pranë një dyqani buke, ku dyshohet se janë përleshur disa persona. 4 të dyshuar kanë zbritur nga një taksi dhe janë përleshur me dy persona të tjerë të cilët mendohet se ishin në dyqan. Gjatë sherri, njëri prej tyre ka qëlluar dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Policia raporton se bëhet fjalë për dy shqiptarë të plagosur me armë zjarri dhe një irakian që është rrahur. Identiteti i të lënduarve ende nuk bëhet me dije apo gjendja e tyre shëndetësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *