• |
ide | kryesore

Video/ Brdaric humb 8 pikë në katër ndeshjet e fundit, elozhet për rivalin nuk mjaftojnë: “Komplimente Egnatias”

-Instant, Sport, Video



Katër pikë të marra nga 12 të mundshme Barazimi i 4 radhazi për Vllazninë e paaftë të mposhtë në Loro Borici edhe Egnatian, duke e komplikuar së tepërmi garën për titull me rezultatin 1-1. Shumë pikë të lëna rrugës nga kuqeblutë e po aq rastet e shpenzuara para portës, penalizuese njësoj si toleranca difensive që lejon ndëshkimin e shpeshtë në rastin e parë të kundërshtarit: “Nuk e kuptoj pse në pjesën e parë ishim të ngadaltë me topin. Më pas edhe në mesfushë. Kishim mundësi të dilnim përpara por nuk e di pse nuk e bëmë. Më pas pësuam gol, por sërish ishim të ngadaltë – tha Brdaric për ndeshjen e të tijve, duke shtuar -. Skuadra ishte në vështirësi përballë një ekipi të mire organizuar siç është Egnatia, të cilës dua t’i bëj komplimente dhe më pas çaluam”.

Në mungesë të Latifit, rikuperimi i Da Silvas ka qenë krucial për Brdaric, që duke parë vështirësitë para porte në Klasike të të tijve, shpresoi ta zgjidhte që në fillim kundër një skuadre, që moralisht do të shembej, duke parë serinë negative mbi të cilën udhëtonte. Përqendrimi në gjysëmfushën kundërshtare i dha shumë dorë Vllaznisë të siguronte raste të tjera shënimi, edhe me mesfushorë, por askush nuk ishte i aftë ta dërgonte topin në rrjetë: “Kur vë synimin për të qenë një nga skuadrat më të mira të kampionatit, këto gabime duhen të evitohen dhe mendoj se kjo sfidë nuk u fitua prej gabimeve tona. Sigurisht që të gjithë jemi të zhgënjyer nga mungesa e golave të ekipit. Ata nuk po arrijnë të realizojnë dhe ne duhet të flasim me ta për të vendosur se çfarë duhet të bëjmë” e mbylli tekniku i Vllaznisë.

Egnatia shënoi golin e papritur të avantazhit në minutën e 40, kur Ademi bëri rreth 50 metra me topin në këmbë, duke përfituar nga toleranca e një mbrojtje shpesh e kritikuar, përpara se të thyente daljen e dëshpëruar të Zogoviç. Vllaznia barazoi në të 71’ me goditjen me kokë të Krymit, në krosimin e Mustedanagiç, por kaq nuk mjafton për tiu afruar Tiranës, përkundrazi…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *